Arrihet marrëveshje për largimin e kryengritësve të armatosura nga Kunejtra në jug të Sirisë

Kanali televiziv i Sirisë ka njoftuar për arritjen e marrëveshje për largimin e kryengritësve të armatosur nga provinca Kunejtra në jug të Sirisë dhe transferimin e tyre në provincën Idlib.

Kanali televiziv shtetëror i Sirisë ka thënë se kjo marrëveshje është arritur mes ushtrisë së Sirisë dhe kryengritësve të armatosur që aktualisht ndodhen në provincën Kunjetra të Sirisë. Sipas kësaj marrëveshje, grupet kryengritëse të armatosura në Kunejtra të cilat nuk pranuan marrëveshjen për kompromis, do të largohen nga këto rajone së bashku me familjet e tyre dhe do të shkojnë në provincën Idlib dhe grupet e tjera të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në këto rajone, do të pranojnë kontrollin e qeverisë së Sirisë mbi këtë provincë. Sipas kësaj marrëveshje, forcat e ushtrisë siriane do të marrin nën kontroll dhe do të vendosen në të gjitha zonat në të cilat ka qenë para vitit 2011 në afërsi të Lartësive të Golanit. Në bazë të kësaj marrëveshje e cila është arritur me ndërmjetësimin e Rusisë, ushtria e Sirisë do të hyjë në të gjitha qytezat dhe fshatrat e provincës Kunejtra dhe do të përcaktohet gjendja e militantëve të armatosur atje dhe ata që nuk dëshirojnë të pranojnë marrëveshjen e kompromisit, do të shkojnë në veri të Sirisë. Gjithashtu prej pikave të kësaj marrëveshje është edhe dorëzimi i armëve të rënda dhe gjysmë të rënda të kryengritësve të armatosur pranë ushtrisë së Sirisë dhe dorëzimi i dy pika në qytezën Umu Batine dhe Ruvejhanije te autoritetet e OKB dhe gjithashtu është rënë dakord se Tel Al-Xhabija në veriperëndim të qytetit Navi do t’i dorëzohet ushtrisë së Sirisë për të mos lejuar avancimin e grupit terrorist ISIS./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne