Artan Hoxha: Saimir Tahiri është vënë nën mbikëqyrje nga prokuroria

Gazetari Artan Hoxha nga studio e emisionit “Tonight” te gazetares Ilva Tare ka dhënë detaje se çfarë po bën prokuroria me çështjen “Tahiri” tani që ish-ministri hoqi dorë nga mandati i deputetit.

“Unë di që Saimir Tahiri, tashmë si qytetar i thjeshtë është në vëzhgim të skuadrës operacionale. Atë e ka vënë në vëzhgim prokuroria se kë takon në rrugë, me kë kontakton… E ka bërë prokuroria që tani.
Unë isha një ditë në një lokal dhe përballë vura re që ishte Tahiri me persona që ai i njihte, edhe unë i njihja. Edhe makinat që pashë rrotull, pashë që ishin të skuadrës operacionale”, – tha Hoxha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne