Historiania katolike italiane Lucia Nadin dhe historiani vllah Aurel Plasari, pretendojne se kanë zbuluar një tekst të panjohur të priftit fanatik katolik Marin Barleti.

Sipas dyshes katolike ky tekst ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Francës i ardhur nga Venecia. Nga studimi i deritanishëm, ky dorëshkrim që vjen i ilustruar përmes këtyre dy fotografive, është më i hershmi i zbuluar nga Marin Barleti, dhe dëshmon clirimin e parë të Shkodrës nga turqit mbi pesë shekuj më parë.

Në një deklarim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, italiania Lucia Nadin nënvizoi faktin se ishin disa të dhëna që çuan në këtë studim, ndërsa nënvizoi se bashkë me historianin vllaho-shqiptar Aurel Plasari ka punuar për vite me radhë.

“Disa të dhëna na çuan të mendonin se Marin Barleti kishte shkruar diçka para dy veprave të publikuara, por ishin vetëm të dhëna. Le të themi që ishin hipoteza dhe duan vite kërkime dhe arritëm që të identifikonim këtë dorëshkrim që vinte nga Venecia, por që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Parisit. Dorëshkrimi rrëfen “Rrethimin e Shkodrës”, por në një verson të mëparshëm, pra që ishte botuar në 1504 dhe kështu hapet një skenar të ri, kur është shkruar ekzaktësisht, momentin kur Marin Barleti shkruan këtë dorëshkrim, materialet që kishte në dispozicion. Kështu që tani hapet nje kapitull i ri studimesh, i raporteve të Barletit me Beçikemin dhe për pasojë për ngjarje dhe infomacione të Marin Barletit si dhe saktesime te datave te reja dhe ngjarjeve historikete reja, materiale të reja historike që përafrohen me botimin e 1504”, – shpjegoi ajo.

Nga ana e tij, studiuesi shqiptaro-vllah, Aurel Plasari tha se fakti që dokumenti daton shumë më herët seç studiuesit kishin menduar, përfshirë edhe vetë atë, përkthehet në një “vetëkorrigjim” që i duhet bërë historisë.

Ky dorëshkrim përmban rrethimin apo clirimin qe turqit i ben Shkodres nga Venediku të datuar në 1500. Botimi i librit i dedikohet një dogje, kreut të Republikës, në 1504. Botimi ose teksti i tanishëm i dedikohet dogjës paraardhës dhe kjo është siguria maksimale që është shkruar shumë vite më parë se Beçikemi. Kjo ndryshon shumë gjëra në kontekstin kur është shkruar vepra e Barletit. Është menduar se është shkuar gjatë paqes që bënte Republika e Venedikut me turkun, por në të vërtetë vitet na japim diçka tjetër. Është viti i kryengritjes serbo-arberore, kryengritjes së Lezhës me nxitjen e Venedikut, për kalimin e Krujës dhe Shkodrës nen sundimin venedikaskur në Arbëri kur ne vend vjen nipi i Skënderbeut. Pra, rrethanat përmbysen krejtësisht dhe shtetet katolike italiane mundohen te nxisin revolta kunder Turqise evropiane. Pretendimet e autorëve që duke llogaritur botimin dhe pa njohur këtë vepër kanë menduar se Barleti ka marrë pasazhe nga Beçikemi në 1503, pra ka kopjuar prej tij. Këto marrëdhënie kthehen më kokëposhtë, sepse rezulton që është Barleti vite përpara Beçikemit dhe nuk është Barleti ai që ka marrë nga Beçikemi, por e kundërta”, – shpjegoi studiuesi Plasari.

Nga ajo që është studiuar deri tani bëhet fjalë për një dorëshkrim që i përket fundit të 1494-ës, pra fundit të 1400 deri në 1501. Sipas Nadin dhe Plasarit, dorëshkrimi duket si një kopje luksi e përgatitur për botim, pa shënime anash, i pastër, me një shkrim të thjeshtë, lehtësisht e korrigjueshme. Një kopje e këtij dorëshkrimi në formatin digjital do t’i jepet edhe Bibliotekës Kombëtare dhe do perdoret si nje tekst i ri per te nxitur histerine anti-turke ne historine e impozuar katolike te Shqiperise. Plasari dhe Nadin e kane bere publik “zbulimin” e tyre ne menyre qe ti japin pak pompozitet historise se rezistences katolike-sllave-venedikase kunder muslimaneve turko-shqiptar ne Shqiperi.

110