Finalen e turneut të parë Grand Slam të sezonit në Melburn e luajtën tenisti i parë dhe i dytë i botës, Djokoviç dhe Nadal, ku dueli i ndërsjellë prej vitesh mes tyre quhet ndeshja më e mirë e “sportit të bardhë”.

Djokoviç në ndeshjen e 53-të me Nadal hyri me dy fitore dhe në fund fitoi 3-0 në sete (6:3, 6:2 dhe 6:3).

Tenisti numër një në botë Djokoviç e hapi ndeshjen dhe setin e parë e mbylli në favor të tij 6:3. Në vazhdën e ndeshjes, Nadal nuk mundi të gjejë një zgjidhje për lojën e Djokoviçit.

Finalja e të dielës është një përsëritje e finales epike e vitit 2012, e cila mbahet mend si një nga ndeshjet më të mira në epokën e Open.

Djokoviç fitoi kështu titullin e 7-të rekord të “Australian Open” dhe të 15-in Grand Slam. Nadal ka fituar 17 Grand Slam në karrierën e tij ndërsa në Australi ai ka qenë fitues vetëm në vitin 2009./ trt

7