Në bashkëbisedimin me gazetarët kryedemokrati Basha u ndal edhe hetimet e prokurorisë për audiopërgjimin i cili implikon vëllain e ministrit të brendshëm në trafik droge. Basha tha se asnjë fakt nuk ka ndryshuar në video dhe zëri është i pamanipuluar.

“Regjistrimi është i vërtetë sado të përpiqen të manipulojnë nuk do ia dalin. Në Angli është cuar një kopje të materialit të marrë nga mediat. Kjo është e qëllimshme për të ulur cilësinë e zërit. Kampionet e zërit të Agron Xhafajt janë marrë në cdo lloj shkelje te procedurave. Dhe kanë qenë të dobëta. Ekspertiza private angleze, e dyta se në Romë s’u merr vesh, nuk përjashton mundësinë qe të jetë Agron Xhafaj. “ u shpreh Basha.

Në vijim Basha akuzoi prokurorinë kur tha se ka nisur një hetim për Agron Xhafën por pa e marrë atë në pyetje.

“Nuk i kanë sekuestruar pamjet filmike në lokal, por thotë se i ka mbikëqyrur dhe s’ka gjetur gjë interesante për hetimin. Ndërsa aktori është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të policisë dhe prokurorisë nën udhëzimin e Xhafës e Ramës”-vijoi më tej Basha, ndërsa paralajmëroi punonjësit e policisë dhe prokurorisë se do të ndeshen me drejtësinë.

“Po pres sa shumë do të zhyten në këtë histori” vijoi me tej Basha ndërsa shtoi se “Po presim ekspertizën italiane, apo refuzimin italian për të bërë ekspertizë. Po pres të shoh aktivitetin e Xhafës dhe pasurinë, pres që prokuroria të marrë në pyetje kryeministrin”

Burimi: BalkanWeb

5