Përmes një video-statusi në “Twitter”, kreu i opozitës pasqyron shifra rekord sipas tij për ndikimin negativ që ka krijuar “rilindja” në ekonominë shqiptare.

Basha në një postim në Twitter thotë se vetëm në 7 muajt e parë të 2018-ës, janë mbyllur 8185 biznese, 45 çdo ditë.

Alarmi të cilit i mëshon Basha është se sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveri në pushtet “aq më keq do jetë për vendin”.

“Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruhet në videon e postuar nga Basha.

8