Basha nga kryeopozitar de jure në kryegrevëthyes de facto

GJERGJ THANASI

Protesta e kësaj të shtune në Bulevardin Dëshmorët e Kombit tregoi edhe një herë, që opozita aktuale nuk ngjall shpresë tek shqiptarët e drobitur . Ndonëse Qeveria Rama shqiptarët i ka shndërruar në apolidë në vend të vet, sepse ia ka dhënë me koncesion Shqipërinë oligrkëve dhe mafies, përsëri shqiptarët nuk dolën jo me qindra mijëra, por as me dhjetra mijëra në përgjigje të ftesës së opozitës për protest për një kërkesë fare minimaliste. Opozita e mjerë e Lulzimit kërkoi të dorëhiqej “pashai” i Vlorës pa guxuar për ta ngritur stekën te “Sadrazemi” i Surrelit! Kësaj oferte të opozitës, shqiptarët e shumëvuajtur e mosbesues ju përgjigjën me bojkot. Basha dhe mender me thënën elita e PD-së i la vetëm më të zjarrtët militantë të opozitës, kur ata u përplasën me policinë te dera e Ministrisë së Brendshme. Elita opozitare me skuthllëk zbatoi parimin: po doli vajzë frytet e suksesit i korrin saljanët dhe tufa e deputeteve të markës G.D. Nëse del gocë, përgjejgësinë: dajakun e burgun ta mbajnë militantët e gjorë.

Basha ky “Crumiro” i mjerë i popullit anti Ramë dhe anti drogë

Nuk  mjaftoi as kaq, por në momentin, kur policia ishte para dilemës të hapte frontin apo të fillonte dajakun, gazin lotsjellës, plumbat plastikë dhe pompat e zjarrfikseve, kryeopozitari Lulzim u kthye në kryegrevëthyes. Për të mos e vënë në pozitë të vështirë kryeministrin estradaxhi në Berat, për të mos e detyruar atë të përdorte dajakun dhe t’i nxirrte bojën vetes, Basha shkoi personalisht dhe si zjarrfikës i bindur shoi urrejtjen anti qeveri të militantëve të vet. E mori turmën, po, po turmën e mjerë dhe e largoi nga dera e Ministrisë së Brendshme. Pavarësisht retorikës së Bashës për diell, që lind në perëndim duke kopjuar trashë Asdrenin, mbetet realiteti: Basha u shndërrua publikisht në kryegrevëthyes i solidaritetit të shqiptarëvë anti krim, anti varfëri, anti Ramë dhe pro euro-atlantikas.

Tashmë është e qartë, që Basha nuk pretendon të bëjë betejë për t’ia marrë pushtetin Ramës dhe për të qeverisur Shqipërinë. Basha përdor urrejtjen anti Ramë të miletit si mjet presioni për ta detyruar “Sadrazemin” e Surrelit të devijojë drejt Utrehtit të Holandës një pjesë të vogël të përfitimeve përrallore që i sjell pushteti. Kaq është e gjitha: Ti Edvin sundo Shqipërinë, por mos harro të më shpërblesh mua dhe familjen time si  kryopozitar zyrtar! Do ishte me interes të zbulohej se në bisedën e rradhës të konfidentit të Bashës me sekretar Agacin e Ramës cfarë shpërblimi monetar do kërkojë Basha për shërbimin, që i bëri Ramës si grevëthyes i zemërimit popullor anti Ramë.

Kam frikë se shqiptarët ende janë tepër dele për të krijuar një opozitë të zjarrtë anti Ramë deri në nivelin anti komunist të hungarezëve të vjeshtës së vitit të largët 1956. Pikërisht ky mjerim i shqiptarëve të mjerë i siguron krygrevëthyesit Bashë qetësinë dhe sigurinë për të vazhduar pasurimin e familjes së vet edhe në opozitë pa paguar kurrfarë fature. Shqiptarët përjashtuar emërimin në ambasadë në Ljubbjanë të burrit de jure të deputetes superopozitare G.D. nuk përfitojën asgjë nga “prijësi” Bashë!

I vetmi rrezik për Bashën është kuturisja megalomane e Ramës për të arrestuar Shkëlzen Berishën para verdiktit të qershorit në Bruksel për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Me një peshk-peshkaqen si Shkëlzeni Rama mendon se do ia fusë ujin nën rrogoz burokratëve të Brukselit duke u plotësuar gjoja kërkesën e tyre për arrestim peshqish të mëdhenj! Shitja e Shkëlzenit nga Basha nuk është si grevëthyerja e urrjetjes popullore anti Ramë.

Specialistët e makinave thonë, që marka të tilla veturash si Benz-Mercedesi dhe Ferrari janë të një cilësie shumë të ulët, karrakatina fare!Të tilla marka makinash janë burim aksidentesh dhe ua hanë kokën të zotërve të tyre që nga Ferrari i Tanit të Topit deri te Mercedesi i Olldashit. Në rast arrestimi të Shkëlzenit mbetet për t’u parë, nëse Mercedesi i Bashës është makinë difektoze, makinë karrakatinë apo jo?!?!?!?!?!?!?!?/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne