Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi jashtë parlamentit se opozita do të publikonte në parlament fakte për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar, ndaj sipas tij Gramoz Ruçi përjashtoi Flamur Nokën dhe ndërpreu seancën. Kujtojmë që edhe vetë Basha u përjashtua nga Ruçi javën e kaluar.

“Të gjitha këto banda kanë sot kontrollin e Shqipërisë sepse kanë aleancën e Ramës. Opozita është e gatshme ta faktojë para qytetarëve lidhjen e tij personale të Edi Ramës me krimin. Kjo nuk është metaforë. Opozita është gati ta ballafaqojë Ramën me lidhjet e tij personale me krimin dhe kriminelët, tu tregojë shqiptarëve lidhjet personale me krimin e organizuar shqiptar, Rama e di këtë se e kemi paralajmëruar. Vendi për ta treguar është aty, lus cdo media dhe gazetarë të thotë të vërtetën si është” – deklaroi Basha.

17