Bashkia turke e Uskydarit i dhuron Shkodrës një Qendër të re Kulturore

Problemet ekonomike, papunësia, sfidat e sigurisë, korrupsioni dhe sundimi i ligjit kanë qenë temat e Samitit të politikës evropiane në Bruksel, kushtuar Ballkanit Perëndimor.

Theksohet se jostabiliteti politik, korrupsioni dhe mosfunksionimi i shtetit juridik frenon zhvillimin ekonomik, si dhe parandalojnë ardhjen e investimeve serioze të huaja në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas mendimit të pjesëmarrësve, procesi i integrimeve evropiane është ngadalësuar, ndërsa situata e keqe ekonomike dhe mungesa e perspektivës janë shkaktarë të migrimit masiv të banorëve, veçmas të rinjve.

Për këtë shkak, siç thuhet, periudhën e ardhshme duhet përkushtim më shumë për reformat ekonomike, zgjidhjen e problemeve, investime në infrastrukturë, projekte të përbashkëta dhe bashkëpunim më të mirë ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takim është folur edhe për investimet dhe ndikimin e Kinës, Turqisë, Rusisë dhe vendeve arabe në rajon. Samitin me titull “Ballkani Perëndimor në udhëkryq, sfidat e reja, dinamika e ndryshuar” është organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe organizata “Miqtë e Evropës”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne