Baza në Kuçovë, komandanti i NATO-s vjen në Shqipëri

Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, Gjenerali Tod Wolters do të vijë në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vizita vjen në kuadër të fillimit të zbatimit të paketës së NATO në bazën ajrore të Kuçovës.

Ai do të pritet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku e më pas do të zhvillojë një takim me Ministren e Mbrojtjes, znj.Olta Xhaçka me të cilën do të ketë një deklaratë për shtyp shoqëruar nga disa pyetje/përgjigje (brenda temave: baza e Kuçovës, Shqipëria në NATO, policimi ajror i NATO)

Bëhet me dije se pas përfundimit të pritjes me trupa për nder të gjeneral Woltersit, mbi Ministrinë e Mbrojtjes do të ketë fluturime të avionëve të NATO-s.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne