Belgjikë – Deputeti me origjinë turke nën presion për të pranuar pretendimet armene

Një deputet me orgjinë turke në Belgjikë, i cili ka vendosur kandidaturën për postin e presidentit të bordit ekzekutiv të një spitali, është përballur me presion për të pranuar të ashtuquajturat pretendime armene për ngjarjet e vitit 1915.

Deputeti turk, Sevket Temiz, është paraqitur nga Partia Socialiste e Belgjikës (PS) si kandidat për postin e presidentit të bordit ekzekutiv të një spitali.

Mirëpo ai është përballur me presionin e 7 shoqatave, mes të cilave edhe ato të lobit armen, asirian e çifut, për të pranuar të pretendime e pabaza armene për ngjarjet e 1915-s, pa asnjë kusht dhe përpara opinionin publik.

Përpara zgjedhjeve, delegacioni i këshillit mjekësor të këtij spitali u dërgoi letër disa personave me influencë, ku ia vlen të përmenden sidomos kryebashkiaku i Brukselit dhe rektori i Universitetit të Lirë të Brukselit (ULB), nga i cili varet spitali në fjalë, për të mundësuar tërheqjen e kandidaturës së deputetit me origjinë turke.

Kurse deputeti Temiz theksoi gjatë takimit me personat e sipërcituar se nuk është e drejtë që një çështje, e cila diskutohet dhe trajtohet nga historianët, të bëhet temë debati në spital.

Delegacioni i këshillit mjekësor të spitalit, nga ana e tij, vuri në pah se do të protestojë fuqishëm kandidaturën e deputetit turk nëse ai nuk pranon të ashtuquajturat pretendime armene mbi ngjarjet e vitit 1915.

Temiz u shpreh i bindur se arsyeja e vetme që delegacioni kërkon prej tij një deklaratë personale është plotësisht origjina e tij turke.

“Më është paraqitur kushti që të pranoj të ashtuquajturat pretendime armene për ngjarjet e 1915-s, pa asnjë kusht dhe përpara opinionin publik”, tha ai duke nënvizuar se këtë gjë nuk do ta pranojë kurrë.

“Është e pamundur të pranojë një diçka të tillë, prandaj vendosa që të tërheq kandidaturën”, përfundoi deputeti me origjinë turke në Belgjikë, Sevket Temiz./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne