Benjamin, ti je një hero!

Të rrallë janë ata që japin jetën e tyre për të shpëtuar një tjetër jetë. Sot thuajse nuk ekzistojnë

Urim SALIHU
Udhëtimet në detin e trazuar janë të verbëra.Ato thëllësi të joshin, por tregohen shpesh edhe mizore. Deti dhe sërish deti përpiu edhe një jetë të re. Mori përgjithmonë Benjaminin e ri. Mori përgjithmonë dashurinë e prindërve të tij. Nje tjetër jetë e shuar, në fakt jo vetëm një. Por dashuria yte për njerëzit dhe botën Benjamin është më e thellë se e detit.

Kam lexuar shumë mesazhe të trishta për të nga miqtë e tij. Secili më i tronditur se tjetri.

Listës së gjatë të tragjedive i shtuam edhe emrin tënd. E vetmja gjë që na dhemb është ikja jote Benjamin të njohëm ose jo. Por për mënyrën se si ike secili do donte të bënte atë akt të madh. Atë akt prej heroi. Të rrallë janë ata që japin jetën e tyre për të shpëtuar një tjetër jetë. Sot thuajse nuk ekzistojnë.

Para pak ditësh një njeri dha frymën e fundit në Kosovë. Njerëzit e shikonin si jepte shpirt në betonin që përvelonte dhe askush nuk i afrohej. Nuk i afrohej sepse nuk e kishin shpirtin tënd Benjamin. E lanë të shtrirë përdhe sikur mos ishte një njeri. Po në ndërgjegjet e atyre që e panë atë tragjedi para syve cfarë do ketë. E atyre që mundën të bëjnë dicka por qëndruan indiferent. Ai iku sepse nuk kishte kush ti ndihmonte dot. Iku sepse aty s’ishe ty Benjamin t’a ndihmojë sic bëre te vendi i tragjedisë tënde.Je krijesa më e lartësuar e Zotit dhe njerëzve, prandaj qëndro në qetësinë e përjetshme Benamini ynë.

Por ikja jote na dhemb Benjamin sa për moshën e njomë, po aq për mënyrën e aktit tënd madhështor .Kjo na sillet ndërmend dhe e imagjinojmë faktin se nuk qëndrove një spektator. Edhe ti mund të kishe refuzuar. Por u nise në betejën me dallgët e mallkuara dhe shkove të flijosh jetën tënde të re për të shpëtuar dikë tjetër. Por Benjamin këto janë sprovat e Zotit. Dije se ai të ka dhuruar parajsën. Jeta është e shtrenjtë por nuk është e gjatë. Një ditë udhëtimet marrin fund.

Ti u lëshove përmes dallgëve vrasëse sepse dashuria yte, humaniteti yt ishte më i thellë se ai det mizor.Sa jetë janë shuar aty, sa ëndrra kanë marrë fund. Akti yt Benjamin gjithmonë do jetë një mesazh për ne, se akoma dashuria njerëzore ekziston. Ky vyrtit i madh që ka humbur te njerëzit. Bota gjithmonë do jetë me e bukur nëse do ekzistojë çiltërsia e shpirtit tënd Benjamin. Ty ke mbyllur përgjithmonë sytë, por ke hapur zemrat e gjithësecilit që në rrethana të tilla vuajnë, por jetërave tona u ke dhënë kuptim./ aktuale

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne