Bitcoin u deklarua “hallall”/ Një xhami në Londër bëhet e para që pranon kriptovalutat si donacion

Një xhami në Londër mendohet të jetë e para në botë që ka pranuar si donacion kriptovalutën Bitcoin, një muaj pasi një studiues islamik deklaroi se kjo kriptovalutë është e lejuar nën Ligjin e Sheriatit.

Xhamia e Shacklewell Lane në Hackney njoftoi se shpreson të ngrejë të paktën me 10,000 paund në donacionet e kriptovalutave gjatë Ramazanit, përmes bitcoin dhe ethereum. Muslimanëve u kërkohet të japin 2.5 për qind të pasurisë së tyre gjatë 30 ditëve të Ramazanit, si pjesë e “zakatit”, shkruan “Independent”.

“Ne jemi duke u përpjekur të apelojmë për një audiencë më të gjerë me paratë e reja”, tha Erkin Guney, kryetari i bordit të administratorëve.

“Është gjë e madhe në botën islame dhe ne kemi krijuar një platformë për muslimanët më të pasur jashtë komunitetit tonë për të ofruar mbështetje dhe dhuruar për xhaminë tonë”.

Muajin e kaluar, Muhamedi Abu Bakar në Indonezi, hulumtoi funksionalitetin e bitcoin dhe të kriptomonedhave të tjera për të përcaktuar nëse ato përputhen me përkufizimin striktë të Islamit për para.

Përfundimi i studimit të tij ishte se bitcoin është e lejuar në parim, pasi është pranuar nga një shumëllojshmëri e gjerë e tregtarëve globalë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne