Arma e rrezikshme e Katarit për të mbrojtur vetveten është ndërprerja e eksportit të gazit në Emiratet e Bashkuara Arabe nëpërmjet linjës së tubacionit Delfin.

Sipas një njoftimi të Pars Today, agjencia informative Bloomberg shkruan se në rast se vendet arabe nuk arrijnë një akord me Katarin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, atëherë Katari mund të ndërpresë gazin për emiratet. Bloomberg e cilëson të parëndësishëm embargon e vendosur nga vendet arabe kundër Katarit për shkak të influencës dhe porteve të shumta të Katarit për tregti me jashtë. Bloomberg rikujton se në rast të përshkallëzimit të tensioneve, katari mund të përdorë armët e rrezikshme të tij atë të ndërprerjes së gazit natyror për Emiratet. Linja e tubacionit Delfin është linjë e përbashkët mes Katarit, Emirateve dhe Omanit. Kjo linjë që është linja më e madhe në Lindjen e Mesme, plotëson 1/3 e nevojave të Emirateve për gaz natyror. Në vitin 2016 vetëm Dubai ka importuar nga Katari 1.25 milion ton gaz natyror.

63