Bolton/Pompeo e përdorën MEK-un kundër interesave të BE-së në pregatitjen e tryezës së Samitit të Varshavës

nga Anne Khodabandeh.

Samiti global i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo në Varshavë më 13 dhe 14 shkurt për diskutimin e çështjeve të Lindjes së Mesme u përshëndet me skepticizëm. Ai u interpretua gjerësisht si një justifikim i fshehur hollë për të folur mbi Iranin. Dhe për shkak se Irani nuk është ftuar, axhenda e tij nuk mund të jetë tjetër vetëm se kundërshtare.

Por ndërkohë që dihet se Pompeo dëshiron të ndërtojë një konsensus kundër Iranit, kuptohet gjithashtu se objektivi primar i Pompeos është Bashkimi Evropian. Përpjekjet për të nxjerrë BE-në nga marrëveshja JCPOA tashmë kanë dështuar. Këtë herë Pompeo shpreson se qasja e tij do të minojë unitetin dhe integritetin e vetë Bashkimit Evropian. Edhe tani ka ndasira. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme Federica Mogherini ka refuzuar ftesën. Megjithatë vende evropiane që mund të dërgojnë përfaqësues janë – Danimarka, Belgjika dhe Holanda – të cilët thuhet se janë vënë nën shënjestër nga aktet terroriste të Iranit.

Kërcënim i fabrikuar për Evropën

Samiti i Polonisë është një tregues se zyrtarët e lartë të administratës Trump si ish-shefi i CIA-s Mike Pompeo dhe këshilltari i sigurimit John Bolton tani ndjehen të sigurt se mund të krijojnë politikën e jashtme të Trumpit ashtu sikurse e kërkon ai.

Pompeo do të shkojë në Poloni me një listë ankesash kundër Iranit, duke përfshirë shkeljet e të drejtave të njeriut, destabilizim të rajonit, terrorizmin dhe sigurisht programin e raketave balistike të Iranit. Disa ankesa janë subjekt i interpretimeve – sigurisht që Irani gjendet në Siri me ftesën e Bashar al Assadit. Suksesi i Iranit në zmbrapsjen e Daeshit (ISIS) në Siri dhe Irak është i padiskutueshëm. Megjithatë ka evidenca që disa ankesa janë prodhuar për të demonizuar me qëllim Iranin. Nga baza e izoluar në Shqipëri, muxhahedinët iranianë, të njohur si Mojahedin el- Khalq, MEK, MKO, NCRI, kulti Rajavi, kanë qenë tepër të zënë pas skenave për më shumë se dy vjet duke thurur lajme të rremë që kanë për qëllim bindjen e politikanëve evropianë se Irani përbën një kërcënim për Evropën.

Përdorimi i MEK-ut si një mjet për ndryshimin e regjimit nuk është një veprim i ri. Ishte një fjalim i bërë nga John Bolton (para se të emërohej Këshilltar i Sigurisë) në tubimin e MEK-ut në vitin 2017 në Paris që fillimisht tregoi se përdorimi i MEK-ut për ndryshimin e regjimit në Iran varej në një afat kohor. “Para vitit 2019”, ai i tha audiencës së tij, “ne këtu kemi për të festuar në Teheran”. kishte edhe nga personalitete të tjerë si ish kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko që u mburr se do të hante akullore me MEK-un në Teheran, pasi ta kishin pushtuan Iranin. Ndërsa viti 2018 tashme ka kaluar, komentatorët kanë filluar të tallen. Megjithatë, ideja e një plani aktiv nuk ishte ngritur deri në javën e kaluar kur u zbulua se Bolton po bënte gjithçka brenda fuqisë së tij për të nxitur Presidentin Trump që të niste një sulm ushtarak mbi Iranin. Tani lidhjet fillojnë dhe qartësohen.

Programi për ndryshimin e regjimit

Për MEK-un, John Bolton është një nxitës tifozësh për një periudhë kohore afatgjatë. Ai nuk hezitoi që ti vizitonte për t’i dhënë bekimin e tij kur ata mbërritën në Shqipëri. Mesa duket ai ja mundëson MEK-ut cdo aktivitet. Në vjeshtën e vitit 2017, MEK-u iu dha drita leshile për t’iu shmangur programit të de-radikalizimit të dakorduar nga administrata e Obamës si dhe të rigrupohet në një kamp të izoluar 30 km nga kryeqyteti i Shqipërisë ku kushtet e kultit që MEK gëzonte më parë në Irak të mund ti implementonte sërish.

Brenda kampit, MEK është ndihmuar që të ngrejë një ushtri kibernetike. Ai ka përdorur punën skllavëruese të anëtarëve të tij për të sajuar lajme të rreme online për mbulimin e situatës në Iran me qëllim që të formohet një perceptim publik dhe politik mbi të drejtat e njeriut, terrorizmin, synimet bërthamore etj.

Në mars të vitit 2018, MEK ngriti një pretendim të rremë kundër dy gazetarëve iranianë të dalë në pension. Ata u ftuan në Shqipëri nga udhëheqësi fetar baba Mondi dhe komuniteti bektashian për të festuar festën e Sulltan Nevruzit ose vitin e ri pers. MEK i tha policisë se ata gjendeshin atje për të vrarë anëtarët e MEK-ut në kampin e tyre të largët. Policia shqiptare nuk gjeti prova dhe u kërkoi falje personave dhe bashkësisë fetare. Por kjo lloj historie e MEK-ut është përsëritur aq shumë herë sa që tani po merret edhe si fakt. Cështë e vërteta, tani po merret edhe në aspektin e një ‘superfakti’, ndërkohë që zbukurimet e rreme vazhdojnë tua shtojnë historive të tilla. “Një kamion i ngarkuar plot me eksploziv ishte bërë gati për të sulmuar 3,000 anëtarët e organizatës ‘Muxhahedinët e Popullit Iranian (PMOI / MEK)’ të cilët gjenden në Shqipëri si refugjatë,” tregon një grup anëtarësh që kanë dezertuar nga MEK lidhur me historitë e rreme të sajuara nga MEK.

Vdekja e dyshimtë e një anëtari të MEK-ut në prill të vitit 2018 është një kujtesë se MEK ka një histori të eleminimit të anëtarëve të tij në procesin e pastrimit të së kaluarës së tij. Pandëshkueshmëria ndaj MEK-ut ekziston sepse grupi mbrohet nga Amerika. Shqiptarët nuk kanë autoritet mbi MEK-un në vendin e tyre.

Në korrik 2018, menjëherë pas mbajtjes së tubimit vjetor të propagandës në Paris për të promovuar agjendën e ndryshimit të regjimit, një komplot i dyshuar për vrasje ju atribua menjëherë Iranit. Megjithatë, Irani e mohoi përgjegjësinë dhe e quajti atë një sulm të rremë që synonte krijimin e armiqësisë me BE-në. Mediat iraniane publikuan informacione se dy nga ata që ishin përfshirë kishin qenë për një kohë të gjatë mbështetës të MEK-ut.

MEK është i pabesë

Me këtë formim të tillë, nuk është e habitshme që ndërsa ekspertët anti-iranianë gëzohen shumë për paratë që kanë marrë për promovimin që kanë bërë për MEK-un si opozita kryesore iraniane, liderja e tij Maryam Rajavi nuk ftohet në samitin në Poloni. Ftesa e saj, jo vetëm që do të siguronte një bojkot të plotë, por vetë Rajavi nuk do të mund të përgjigjej për aktivitetet kriminale dhe shkatërruese të grupit të saj. Në vend që të qëndrojë në hije, e dëshpëruar për të ruajtur trillimin se MEK është i rëndësishëm dhe popullor dhe se është çelësi për ndryshimin e regjimit, Maryam Rajavi ka këmbëngulur se do të mbajë më 8 shkurt në Paris tubimin e propagandës së saj.

Pompeo mund ti bëjë jehonë këtij mesazhi, por ka për të dështuar në promovimin e MEK-ut. Arsyeja e vërtetë për mbajtjen e MEK-ut larg gjatësisë së krahëve nuk është vetëm sepse është shumë i papastër, por për shkakun se në fund të fundit MEK-ut nuk mund ti besohet. Tubimi në 8 shkurt është një shembull se MEK i bën gjërat vetë. Ai mund të jetë një grup mercenar i paguar, por Rajavi nuk di se kur duhet të ndalet. Komuniteti i inteligjencës e njeh MEK-un. Është një grup që do të merrte para për të vrarë iranianët. Është një grup i cili një ditë gjithashtu mund të marrë para për të vrarë amerikanët. Do të ishte katastrofike për çdo qeveri që të ndante një platformë me njerëz të tillë, ndërsa Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Amerikës; të mbajë MEK-un në distancë./balkanpost/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne