Bota po rrëshqet me shpejtësi drejt një spiraleje të rrezikshme

Nga Ledian Droboniku

Hapi i sotëm i përjashtimit të diplomatëve rusë nga vendet e NATO-s përbën një escalation drejt konfliktit.

Sot konflikti nuk është ideologjik por gjeopolitik. Globalitarizmi nuk është model paqeje si na e kanë shitur prej vitesh, por konkurrenca në shkallë epërore. Planeti ka mjaftueshëm burime dhe teknologjia mund të mundësojë një jetë dinjitoze për të gjithë. Por grykësia e elitave për dominim dhe injorimi i aspiratave të popujve për liri e barazi, po çon botën pashmangshmërisht drejt një konflikti.

Projekti i OKB tentoi të vendoste një rend politik botëror bazuar në ekuilibrin e Fuqive të Mëdha brenda Këshillit të Sigurimit.
Nëse ky projekt politik do ishte bazuar dhe mbi projektin ekonomik të Keynes të Bretton Woods, bota do vihej në shinat e një zhvillimi ekonomik harmonik e të drejtë. Pasuria do vihej mbi ekonominë reale e jo financën predatore, nuk do ekzistonte merkantilizmi dhe çbalancimet në tregti do kompensoheshin me një Valutë Ndërkombëtare, pa krijuar borxhe e kredi.

Sot gjendja është drejt kolapsit me një financë që po mbyt ekonomitë e të gjitha vendeve me borxhe. Masa monetare është 54 herë më e madhe se pasuria reale globale. Presioni i spekullatorëve antagonistë është një grykësi e frikshme dhe shtetet janë totalisht nën duart e tyre. Kurse popujt asistojnë të pafuqishëm dramën e radhës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne