Bulizmi në shkollat e Perëndimit / Videoja e vogëlushit që po bën xhiron e botës

Video e një djali të vogël ka bërë xhiron e botës duke tërhequr edhe vëmendjen e vipave të huaj, të cilët kanë reaguar pasi kanë parë këtë video emocionuese, ku djali ankohet për bulizmin ndaj tij.

Ai quhet Keaton Jones dhe i kërkoi nënës së tij që ti bënte një video ku ai pyeste se përse bashkëmoshatarët në shkollë e shqetësonin.

Në këtë video vogëlushi  tregoi se shkaku që shokët  e tij e tallnin ishte hunda e tij duke quajtur atë të shëmtuar, më pas djali ka treguar se ata e kanë sulmuar dhe i kanë hedhur qumështin mbi kokë.

“Përse e bëjnë këtë? Ku e gjejnë gëzimin duke u tallur me njerëzit e pafajshëm? Ata më quajnë të shëmtuar dhe më thonë se unë nuk kam miq. Në drekë më hodhën qumështin dhe më vunë proshutë tek rrobat. Dhe këtë nuk e bëjnë vetëm me mua.” është shprehur Keaton duke qarë.

Kjo video menjëherë sapo u publikua nga nëna e tij ka marrë pothuajse 16 milion klikime, duke përlotur me miliona përdorues të Facebook. Ndër tyre kanë qenë edhe këngëtaret dhe artistët e njohur të Hollywood si Chris Evans, Justin Bieber, Demi Lovato, Hailee Steinfeld, Mark Ruffalo, Katy Perry dhe Rita Ora, të cilët kanë reaguar ndaj kësaj videoje duke shprehur mbështetjen e tyre për vogëlushin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne