Çavusoglu për ‘Washington Post’: Amerika të mos armatosë terroristët

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) publikoi për një nga gazetat amerikane më prestigjioze ‘Washington Post’, artikullin me titull “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndalojnë armatosjen e terroristëve në Siri”.

Në artikull ai bën të ditur se me rastin e sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua me liderët e botës dhe shkruan: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka mundësinë të ndryshojë politikën e dështuar të Lindjes së Mesme. Duke i dhënë fund ndihmës me armë ndaj YPG-së, që është zgjatim në Siri i organizatës terroriste PKK, që është përcaktuar si e tillë nga Amerika dhe Evropa, mund ti japë goditje organizatës terroriste”.

Çavushollu, duke nënvizuar se Shërbimi Informativ Amerikan e ka njohur YPG-në, zgjatim i organizatës terroriste PKK në Siri si organizatë terroriste, bëri të ditur se Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri publikoi një raport ku tregohet se YPG-ja rekruton fëmijë për të luftuar.

Organizata terroriste YPG është vendosur në pjesën siriane të kufirit me Turqinë – shkruan Çavushollu duke shtuar se vitet e fundit Uashingtoni ka dërguar 5.000 kamionë dhe 2.000 avionë mallrash me armë për këtë organizatë terroriste dhe një armatim i ngjashëm në kufijtë e një vendi të NATO-s do të kishte një kundërpërgjigje serioze.

Në artikullin ku ministri turk përdor shprehjen “Unë jam aleati i kurdëve” nënvizon se “nuk jam kundër kurdëve por kundër organizatave terroriste”.

Ai bën të ditur se thirrja e Turqisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mosarmatimin e YPG-së është e drejtë dhe shtoi: “Ka ardhur koha për të zgjedhur anën”.

Çavushollu citoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë thënë se armët, që i janë dhënë YPG-së nuk do të përdoren kundër popullit turk dhe në artikull shprehu vlerësimin e tij duke shkruar: “Por Siria është në mes të luftës. Nëse duhet të jemi realistë, ata që marrin vendime në Uashington, nuk qëndrojnë në pozicionin e një premtimi të tillë. Armatosja e YPG-së rrezikon Turqinë dhe popullin e saj, i cilët tashmë është përballur prej dekadash me dhunën dhe frikën e organizatave terroriste radikale. Dhe tani, me ndihmën e aleatit tonë në NATO, PKK po armatoset deri në dhëmbë me armë.

Ai theksoi se forcat turke të sigurisë përpiqen çdo ditë për të mos lejuar infiltrimin e organizatës terroriste DAESH në vendet e Perëndimit nëpërmjet Turqisë dhe duke e ditur se Turqia nuk do të heqë dorë nga kjo luftë, DAESH-i përpiqet të realizojë sulme në Turqi.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne