Çfarë kishte thënë Hitleri për serbët dhe pse ato mendojnë se kishte bërë pakt me shqiptarët!?

Në mediat serbe kanë qarkulluar shpesh teori konspirative, të cilat shkruajnë se përmes shqiptarëve Hitleri synonte të shkatërronte serbët.

“Nuk duhet të lejojmë që në Ballkan, një komb që ka një ndjenjë të misionit politik dhe rol historik të bëhet shumë i fuqishëm. Janë serbët ky popull.

Ata kanë dëshmuar se kanë një forcë të madhe të shtetndërtimit, si dhe synime të mëdha e ambicioze, që shkojnë përtej Detit Egje.

Kam rezerva të mëdha të mbështes dhe trimëroj këtë popull në këto përpjekje dhe ambicie që ka”, citohet të ketë thënë Hitleri.

Për ta mbështetur këtë deklaratë mediat shkruajnë se për ta dobësuar Serbinë Hitleri kishte një pakt me shqiptarët, katërmijë nga të cilët i solli nga kampet që t’ju bashkohen divizioneve SS.

Sipas tyre, këta katërmijë të arrestuar të liruar ishin dikur ushtarë të Mbretërisë Jugosllave që gjoja më vonë, më 1944, ishin nën komandën direkte të Himlerit në të ashtuquajturin Divizioni “SS Skanderbeg”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne