Çfarë ndodh në organizëm kur mungon kalçiumi – Ushqimet ku gjendet

Rënia e nivelit të kalçiumit në organizëm është një problem shëndetësor që shoqërohet me komplikacione të rënda për jetën. Nëse ky problem nuk trajtohet mund të shkaktojë rrezik serioz për jetën.

Simptomat E Pamjaftueshmërisë Së Kalçiumit
Dhimbje Muskulare

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur nivelet e kalçiumit janë të ulëta, gjymtyrët dhe muskujt dhembin edhe gjatë lëvizjes. Përveç dhimbjeve, njeriu përjeton mpirje të duarve, krahëve, këmbëve dhe në zonën rreth gojës.

Drobitje Ekstreme

Nivelet e ulëta të kalçiumit mund të shkaktojnë pagjumësi ose përgjumje të vazhdueshme. Njerëzit përjetojnë edhe drobitje ekstreme dhe mungesë energjie.

Problemet Në Lëkurë Dhe Thonj

-Në mungesë të kalçiumit, lëkura thahet dhe shkakton kruarje.
-Ekzema dhe psoriaza janë dy problemet më të përhapura.
-Thonjtë nga ana tjetër thahen, thyhen dhe çahen shumë lehtë.

Osteoporoza

Pamjaftueshmëria e kalçiumit pakëson dendësinë kockore që më pas nxit shfaqjen e osteoporozës, e cila shoqërohet me fraktura dhe vështirësi në lëvizje.

Probleme Me Dhëmbët

Kur trupit i mungon kalçiumi, ai mundohet ta marrë atë tek burime të tjera, siç janë dhëmbët. Mungesa e kalçiumit i dobëson dhëmbët dhe rrënjët e tyre por irriton edhe mishrat.

Depresioni

Pamjaftueshmëria e kalçiumit ka lidhje të fortë me çrregullimet e humorit përfshirë depresionin. Suplementët e kalçiumit ndihmojnë në menaxhimin e këtyre simptomave.

Trajtimi Dhe Parandalimi

Mënyra më e lehtë dhe më e sigurt për të parandaluar mungesën e kalçiumit është të konsumoni ushqime më të pasura me këtë mineral. Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, rekomandojnë këto ushqime:

•    Produktet e bulmetit si qumështi, djathi dhe kosi
•    Fasulet
•    Fiqtë
•    Brokoli
•    Qumështi i sojës
•    Spinaqi
•    Arrorët dhe farat

Sasia ditore e rekomanduar e kalçiumit është 1000 mg  për njerëzit e moshës nga 19 deri në 50 vjeç. Fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit kanë nevojë për më shumë. AgroWeb.org sugjeron që suplementët e kalçiumit duhen marrë vetëm pas konsultimit me mjekun. Sasi më të mëdha të kalçiumit rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, gurëve në veshka dhe problemeve më të mëdha shëndetësore.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne