Britania, me Brexit në qendër të debatit ka filluar të mendojë alternativa të reja.

Propozimi më i fundit i referohet të ardhurave bazë, pra asaj që njerëzit të paguhen edhe duke mos punuar, një propozim që është hedhur si ide në vendet skandinave dhe në Zvicër, ku madje u hodh poshtë me referendum popullor.

Aktualisht kjo skemë po eksperimentohet në Norvegji, Finlandë dhe Alaskë. Propozimi i një think tanku, lider në Britani, flet për 10 mijë paund të ardhura nga qeveria për të gjithë ata nën 55 vjeç.

Ky propozim do të ishte hapi i parë drejt pagës bazë për të gjithë.

Ideja është vlerësuar edhe nga Partia Laburiste, aktualisht në opozitë. Propozimi është publikuar nga Shoqëria Mbretërore e Arteve dhe flet për 5000 paund në vit, për dy vite resht, çka do të nxiste, sipas saj, inovacionin, inkurajonte punën dhe nxiste njerëzit për të kërkuar më shumë.

Studimi flet për krijimin e një fondi pasurie mbarëkombëtar si institucioni bazë i kësaj skeme.

31