Sistemet kompjuterikë Windows janë vënë në shënjestër nga CIA me anë të ‘Angelfire’, sipas publikimit të fundit Vault7 nga WikiLeaks. Dokumentet japin detaje mbi nje vendosje (implant) që mund ti lejojë kompjuterat Windows të krijojnë librari (libraries) që nuk mund të vihen re apo te kapen.

‘Angelfire’ përbëhet nga pesë komponentë – ‘Solartime’, ‘Wolfcreek’, ‘Keystone’, ‘BadMFS’ dhe ‘Sistemi i skedarit tranzit te Windowsit (Windows Transitory File system)’, sipas informacioneve të publikuara nga WikiLeaks, ditën e enjte.

‘Solartime’ modifikon sektorin e particionit boot (partition boot sector) të kompjuterave Windows XP ose Windows 7 në momentin qe ai instalohet, duke lejuar implantin ‘Wolfcreek’ të ngarkojë dhe ekzekutojë. ‘Wolfcreek’ pastaj mund të ngarkojë dhe ekzekutojë implantet e tjera të ‘Angelfire’.

Më parë njihej si ‘MagicWand’. ‘Keystone-i’ ngarkon aplikacione keqdashëse në kompjuter që kurrë nuk prekin sistemin e skedarëve ( system files), duke të lënë “shumë pak të kuptosh se procesi ka keqpunuar ndonjëherë” sipas WikiLeaksit.

‘BadMFS’ përshkruhet si një librari (library) e cila mban dhe ruan të gjithë driver-at (drivers) dhe implantet që ‘Wolfcreek’ mund të aktivizojë. Në disa versione mund të zbulohet, por në shumicën e versioneve është e kriptuar dhe nuk vihet re, duke e bërë atë të panjohur si edhe të pakapshëm nga probgramet specifike qe përdoren për të zbuluar malwaret.

‘Sistemi i skedarit tranzit të Windowsit (Windows Transitory File system)’ përdoret për të instaluar ‘AngelFire-in’,duke lejuar shtimin ose heqjen e skedarëve (files) nga ajo.

WikiLeaks thotë se dokumentet e “Vault 7” që u publikuan vijnë nga burimet e brëndshme të CIA-s, e cila nga ana e saj refuzoi të konfirmonte vërtetësinë e tyre. Njoftimet e mëparshme përfshinin detaje mbi mjetet e piraterisë së CIA-s që përdor në telefonat celularë, që i ben televizorët e mençur Smart te konpromentueshëm dhe aftësinë për të futur viruse trojan në sistemin operativ Apple./ gazeta Impakt

burimi:rt

37