Fosilet e një njeriu, më i vjetri i njohur dhe i gjetur jashtë kontinetit afrikan, sugjerojnë se njerëzimi nisi përhapjen përtej Afrikës më herët nga sa mendohet deri më tani.

Arkeologët zbuluan mbetjet fosile, pjesën e sipërme të nofullës dhe disa dhëmbë të ruajtur ende në të, në një nga shpellat prehistorike të Izraelit.

Pas analizave, duke shfrytëzuar teknologjinë, shkencëtarët përcaktuan se mosha e tyre është dikut tek 175 mijë deri në 200 mijë vjeçare.

Kjo do të thotë se migrimi i njerëzimit përtej Afrikës ka nisur 100 mijë vite më parë nga sa mendohej deri më tani. Para këtij zbulimi, fosili njerëzor më i vjetër i gjetur jashtë Afrikës ishte 90 mijë vjeçar.

Shkencëtarët besojnë se 765 mijë vite më parë, neandërtalët dhe denisovanët u shkëputën nga njeriu në Afrikë. Rreth 20 mijë vite më vonë, neandërtalët dhe denisovanët nisën shkëputjen nga njëri tjetri. 560 mijë vite më vonë, neandërtalët migruan nga Afrika drejt Europës. Kjo pasoi një rritje të popullsisë së tyre, duke sjellë fragmentizimin dhe jetën në grupe të vogla dhe të izoluara në Euroazi.

Me zbulimin e ri, tashmë besohet se 175 mijë deri në 200 mijë vite më parë, njeriu modern nisi migrimin jashtë Afrikës, ku shkencëtarët sugjerojnë se pati edhe kryqëzime me neandërtalët.

Pikërisht me këtë kryqëzim studiuesit shpjegojnë edhe faktin që disa persona në Azi dhe Europë kanë ende gjurmë të ADN-së së të parëve tanë.

50