Deputetë anglezë morën pjesë në një tubim të një grupi iranian, lideres të së cilit i është ndaluar hyrja në Angli

nga Joe Lo.

Disa deputetë të Mbretërisë së Bashkuar morën pjesë në një tubim në Paris, të organizuar nga një grup kontravers, i cili u percaktua si organizatë terroriste nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 2008, sipas të dhënave.

Këshilli Kombëtar për Rezistencën e Iranit (NCRI) konsiderohet gjerësisht si Moxhahedin-e Khalq (MEK), i njohur ndryshe si Organizata e Popullit Moxhahedin të Iranit (PMOI).

MEK / PMOI përshkruhet si një kult nga disa ekspertë dhe ish-anëtarë ndërsa lideres Maryam Rajavi, akoma nuk i lejohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar. NCRI thotë se MEK qëndron nën ombrellën e tij.

Që prej themelimit në vitet 60, grupi ka shkuar nga marksizëm-islamizmi, aleanca me Sadam Huseinin dhe deri në gjendjen e tanishme, ku pozicionohet si qeveria iraniane në pritje.

Deputetët konservatorë David Amess, Bob Blackman, Theresa Villiers, Matthew Offord dhe deputeti laburist Toby Perkins ishin në mesin e delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në tubimin e NCRI-së në Paris të organizuar ne 1 korrik.

Analisti iranian për Lindjen e Mesme Mahan Abedin tha per the Middle East Eye: “Nëse deputetët e Mbretërisë së Bashkuar po i mbështesin ata me synimin për të nxitur ndryshime brenda Iranit ose për të mbështetur protestuesit atëherë kjo nuk mund të jetë mënyra e drejtë sepse per kete grup thuhen shume fjale, nuk ka reputacion te mire nderkombetarisht.”Një arsye se pse grupi nuk gëzon respekt është për shkak të së shkuarës së tij. Ata kanë luftuar hapur në anën e Irakut në luftën Iran-Irak.”

Për të marë pjesë në tubim, NCRI i pagoi Perkinsit 1,112 dollarë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit, strehimin dhe ushqimin, sipas regjistrit parlamentar të financiave të deputetëve. Deputetët Blackman dhe Amess u paguan për të marrë pjesë nga shoqëria Welle për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci, një organizatë me bazë në Zyrih.
https://youtu.be/M4r4OhJr-68
Tubimi i Parisit përmbante fjalime nga politikanët nga e gjithë bota, përfshirë Villiers dhe Amess, të cilët folën për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Iran dhe mbështetjen për Rajavin.

Ames tha: “Rezistenca iraniane po zgjeron aktivitetet e saj brenda vendit. Ndërkohë, ajo është shfaqur si e vetmja alternativë demokratike ndaj regjimit teokratik, pra zonja dhe zotërinj, sot nuk duam të flasim për dënimin e krimeve të mullahëve.

“Ne dëshirojmë të flasim për ndryshimin e regjimit,brenda mundësive tona. Ne duam të flasim për një Iran të ardhshëm me planin 10-pikësh të Merjem Rajavit”. Ky plan me 10 pika është plani i Rajavit për një demokraci laike dhe liberale.

Videoja nga ngjarja tregon Rajavin tek hyn e pasuar nga dhjetra fëmijë të veshur me të bardha, ndërsa turma dhe politikanët e mbledhur ngrihen në këmbë dhe e duartrokasin atë.

“Regjimi është hutuar dhe paralizuar si kurrë më parë,” i tha Rajavi turmës, “shoqëria iraniane po mbushet me pakënaqësi dhe bashkësia ndërkombëtare po i afrohet më në fund realitetit, që mbështetja e teokracisë është e gabuar.” Eventi u ndoq edhe në Shqipëri nga anëtarët e MEK-ut nëpërmjet satelitit ne kampin e tyre.

Si u zhvillua MEK

MEK-u filloi në vitet 60 si një grup islamik-marksist militantësh që ndërmorën një luftë të armatosur, së pari kundër Shahut dhe mbështetësve të tij amerikanë, dhe më pas kundër shtetit post-revolucionar të Iranit. Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideron MEK-un përgjegjës për vrasjen e gjashtë amerikanëve në vitet 1970, tre oficerëve ushtarakë dhe tre kontraktorëve të sigurisë –

Gjatë luftës Iran-Irak 1980-1988, MEK u bë palë me Sadam Huseinin dhe militantët e tij filluan sulmet ndaj Iranit dhe ndihmuan në sigurimin e inteligjencës mbi objektivat ushtarake brenda Iranit.

Grupi thuhet gjithashtu se ka ndihmuar në shtypjen e dhunshme të kryengritjeve kurde dhe shiitë në Irak, të cilën e mohon. Në këmbim të mbështetjes së tij, sundimtari irakian lejoi MEK të drejtonte një kamp ushtarak pranë kufirit iranian të quajtur Kampi Ashraf.

Sipas një raporti të Human Rights Watch të vitit 2005, thuhet se pasi lufta Iran-Irak nuk arriti të përmbysë regjimin iranian, shumë luftëtarë të MEK-ut u zhgënjyen.

Liderët e MEK-ut, Massoud Rajavi dhe gruaja e tij Maryam Rajavi, më pas filluan të zbatojnë dënimet për mosmarrëveshjet. Në raportin e saj, Human Rights Watch tha se ndërsa anëtarët e MEK-ut u detyruan të divorcoheshin, Massoud dhe Maryam Rajavi mbetën të martuar dhe çdo disident u burgos dhe u torturua brenda kampit Ashraf.

Masoud Banisadr ishte shefi i marrëdhënieve publike të MEK / NCRI deri në vitin 1996, kur ai u largua nga grupi. Duke folur në vitin 2009, ai tha se organizatës të cilës iu bashkua gjatë viteve 70 “ndryshoi shpejt në një organizatë terroriste dhe më pas në një kult shkatërrues”.

Sipas ish-anëtarëve, dy kundërshtarë u vranë ndërsa u morën në pyetje, raportoi HRW.

Në vitin 1992, MEK dhunoi shumë ambasada të qeverisë iraniane në Perëndim. Në vitin 1997, SHBA e renditi MEK-un si një organizatë terroriste dhe në vitin 2001 Mbretëria e Bashkuar ndoqi të njëjtin hap nën presionin e qeverisë iraniane, sipas sekretarit të atëhershëm anglez Jack Straw.

Kur Iraku u pushtua në vitin 2003, MEK u çarmatos si pjesë e një marrëveshjeje të armëpushimit me forcat amerikane. Kampet e saj në Irak u mbyllën gradualisht dhe me dhunë nga qeveria e re irakiane, ndërsa anëtarët e mbetur në Kampin Ashraf dhe Kampin Liberty u vendosën në një kamp të ri në Shqipëri në vitin 2016.

Grupi përpiqet të ndryshojë imazh

Që nga pushtimi amerikan, MEK është distancuar nga aleanca me Saddam Husseinin dhe e ka paraqitur veten si një qeveri iraniane në pritje e cila mbështet lirinë, demokracinë dhe sekularizmin.

Kjo ka bërë që Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE ta heqin listat e tyre të organizatave terroriste, edhe pse qeveria e fundit laburiste në Mbretërinë e Bashkuar e bëri këtë vetëm pas një vendimi gjyqësor.

Në anën tjetër të skenës politike iraniane dhe vetëm një muaj pas tubimit, deputeti konservator Richard Bacon mori pjesë në ceremoninë e zgjedhjes se Hassan Rouhanit dhe u takua me parlamentarët iranianë. Kostoja e udhëtimit prej 1,208 dollarësh u pagua nga qeveria iraniane.

Kur u pyet për të komentuar pjesëmarrjen e tij në mitingun në Paris, Perkins tha se informacioni rreth “udhëtimit nuk ishte i saktë”, kështu që nuk do të jepte detaje të mëtejshme. Te dhenat parlamentare tregonin se ai kishte marrë fonde nga NCRI dhe se qëllimi i vizitës ishte “pjesëmarrja në një konferencë mbi të drejtat e njeriut”.

Në kohën e publikimit, asnjë nga deputetët e tjerë që shkuan në Paris nuk iu përgjigj kërkesave të middleeasteye për komente./middleeasteye/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne