Dështon tenderi për Unazën e Madhe, çfarë deklaroi sot Sonila Qato

Ka dështuar tenderi për lotin e parë të Unazës së Madhe në kryeqytet. Lajmi është bërë publik për mediat nga drejtoresha e ASRRSH-së Sonila Qato, e cila u tregua e rezervuar për të bërë publike shkeljet e kompanive në garë. Qato tha se të gjashta kompanitë kishin mangësi në dokumentacion.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive s ‘kualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotësojnë kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent.

Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të animojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”- tha shkurtimisht Qato.

Ndërkohë sipas Qatos në lotet e tjera puna do të vijojë sipas planifikimit që është bërë dhe më herët.

Kujtojmë se loti i parë i Unazës së Madhe u ritenderua pas skandalit me kompaninë DH Albania, e cila kishte falsifikuar dokumentet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne