Ditmir Bushati ironi me Ilir Metën: Ai i shkreti, e dinte gabim “plotfuqinë”!

Ditmir Bushati nuk e përmbajti ironinë si ndaj deputetëve të opozitës, ashtu edhe ndaj Presidentit Ilir Meta, ndërsa raportonte në Komisionin e Jashtëm për marrëveshjen me Greqinë për delimitimin e zonave detare.

Ndërsa lexonte shkresën e hartuar nga opozita, Bushati përmendte me zë shenjat e pikësimit “pikë, presje, pikëpyetje”, për të nxjerrë në pah gabimet drejtshkrimore, duke acaruar deputetët e PD-së, të kapur në gabime.

Ndërsa korrigjonte opozitën, Bushati thumboi edhe Ilir Metën, kur tha se “i shkreti” nuk e dinte që ia kishin hequr plotfuqinë me ligj.

“Ligji e përcakton qartë se kush është autoriteti që jep plotfuqinë. është Ministri i Punëve të Jashtme, ndërsa presidenti jep autorizim. Sepse edhe ai i shkreti e dinte gabim plotfuqinë” u shpreh Bushati duke thumbuar Ilir Metën.

Mes Ilir Metës dhe Ditmir Bushatit marrëdhëniet janë acaruar për shkak të negociatave me Greqinë për marrëveshjen e detit. Presidenti ka kthyer dy herë për “plotësime” të mëtejshme kërkesën e Bushatit për autorizim për negociatat.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne