“Në një kohë që policia e Fatmir Xhafajt është ngritur e gjitha në këmbë, për të mbrojtur vëllanë e tij trafikant droge, Shqipëria është zhytur në kaos dhe kriminalitet,” kështu e nisi deklaratë e saj per shtyp deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Duke hedhur akuza mbi qeverinë për sigurine e ulët në vend ajo tha se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 5 persona dhe plagosur disa të tjerë.

“Mbrëmë një 13 vjecare humbi e dërrmuar me armë në bark, një vdekje fëmije aq e rëndë sa mjekët dyshonin nëse ishte goditje me  armë prerëse. Një krim që ka fytyrën e varfërisë mjerimit dhe abandonimit, ku dhe dëshmitarët familjarë janë aftësi të kufizuara për të dëshmuar.

Dy orë më parë sërish raportohet një plagosje me armë në Tiranë, i plagosuri në spitalin e traumës.

Jo ditë pas ditë, por orë pas ore vendi është në panik në pasiguri të plotë,” tha Duma.

Gjithashtu deputetja akuzoi policinë se është vendosur e gjitha në shërbim të vëllait të Ministrit të Brendshëm.

“Ministri Fatmir Xhafaj, i kapur mat ndërsa i siguron mbrojtje vëllait  të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, flet për aksione imagjinare kundër krimit, nxjerr letra me statistika.

Ndërkohë  krimi godet çdo orë në çdo skaj të Shqipërisë.

Drejtori i Policisë së Shtetit, i emëruar nga Agroni/Geroni merret me shoqërimin e aktorëve të dyshes Rama-Xhafaj dhe i shërben Task Forcës e cila është ngritur vetëm për të shpëtuar familjen mafioze të ministrit.

Pesë të vrarë vetëm për 24 orë, ndërsa Fatmir Xhafaj dhe vartësit e tij flasin për ulje të krimit.

Nuk mund të ndodhë ndryshe, kur vetë qeveria, kryeministri dhe ministri tij ndërsejnë gjithë llumin kriminal në publik, dhe pastaj i strehojnë në familjen e tyre si vlera.

Kjo është mendësia kriminale që Edi Rama me qeverinë e tij i ngulitin në kokë shqiptarëve nga mëngjesi në darkë. E kishim thënë dhe po provohet që do të sillte veçse krim varfërim dhe frikë për jetën e njerëzve të ndershëm.

Shqipëria është në duart e krimit, sepse krimi është mendësia me të cilën qeveris Edi Rama.

Partia Demokratike i bën thirrje atyre burrave dhe grave që rrezikojnë jetën në detyrë  që të kryejnë detyrën e tyre pavarësisht tradhtisë që iu bëjnë drejtuesit politikë të ministrisë së Xhafajt.

Koha e tyre po mbaron.

Partia Demokratike garanton shqiptarët, por veçanërisht ata burra dhe gra të ndershëm në policinë e shtetit që sakrifikojnë të mos shiten, që shumë shpejt policia e shtetit do të kthehet në funksionin e saj,” tha Duma.

Burimi: BalkanWeb

8