Durimi gjatë muajit të Ramazanit

Myslimani gjatë Ramazanit duron në uri e etje, braktis gjëra që zakonisht i praktikon gjatë ditës, si kënaqësitë dhe lëngjet freskuese, pra me vetë dëshirë abstenon e duron ejo nga frika e burgut, kërcënimi i trupit dhe i pasurisë.

Durimi vullnetar në kënaqësitë e epsheve ka më tepër dobi për shpirtin dhe popullin se ai i obliguar nga mospasja, dënimi apo maltretimi.

Ushtari i cili nuk ka mësuar të agjërojë vullnetarisht në kohën e paqes nuk do të jetë më i durueshëm në betejë gjatë rrethimit eventual nga armiku dhe ndërprerjes së lidhjeve mes tij dhe eprorësisë.

Ushtari mysliman duron urinë njëmujore në çdo vit dhe atë disaorëshe në ditë derisa shmangia nga gjërat e shndërruara në vese të ditës. Si duhani, çaji dhe kafja, të bëhet për të e rëndomtë. Vetë e kam përjetuar gjatë burgosjes sime në Luftën e Dytë Botërore se si të burgosurit e humbnin vetëdijen për shkak të urisë disaditëshe. Vetëdijen e humbnin ata që nuk ishin mësuar të agjërojnë kurse ata që zakonisht kishin agjëruar më parë, urinë e pranuan si të rëndomtë në jetën e tyre, gjë qëi shkaktoi habi të madhe.

Durimi në rastet e vështira paraqet armën më të fuqishme për popujt sepse një durim i tillë në mesin e betejës është faktor kryesor për ta mundur armikun.

Ne e dimë, se një ndër problemet më të mëdha të eprorësisë luftarake bashkëkohore është furnizimi i ushtarëve me ushqim dhe disponimi i tyre nëse gjenden larg vendit dhe familjeve të tyre…

Shpeshherë shohim se ushtria perëndimore merr me vete një grup laviresh për ti disponuar ushtarësh. Krahaso këtë me ushtrinë islame që zhvillonte luftëra dhjetëvjeçare në Gadishullin e Arabisë pa pasur probleme me ushqimin dhe disponimin e ushtarëve. Problemi i ushqimit zgjidhej për shkak se ushtria islame përbëhej prej ushtarëve që nuk i jepnin rëndësi kënaqësisë ushqimore por sakrifikimit për të hyrë në parajsën (xhenetin) e gjerë aq sa qiejt e toka… Ushqimi për ta ishte vetëm materie për lukthin dhe përforcimin e trupit, nëse gjenin mish e qumësht, nuk ngopeshin, e nëse gjenin hurma e ujë ngopeshin dhe nëse nuk ushqeheshin me ditë e netë të tëra veten e konsideronin si agjërues të Ramazanit…!

Sa i përket disponimit të tyre,ata e gjenin atë në adhurim sepse kishin fuqi shpirtërore, pastërti të besimit dhe moral të lartë. Po, pasha Zotin, disponimin epshor e largonin kurse në anën tjetër e forconin veten për luftë kundër armiqve të tyre,edhe atë me anë të adhurimit gjatë natës deri para agimit të mëngjesit sepse lexonin Kur’an, lutnin (All-llahun) dhe mësonin orë të tëra para se të kryenin namazin e mëngjesit. Ata vetëm ashtu e gjenin fuqinë në shpirtrat e tyre dhe qetësinë e zemrave të tyre. Kështu vepronin çdo ditë pas përfundimit të betejës e ju mund ti paramendoni mundimet e atëhershme të luftëtarëve.. Arma e bardhë, shigjetat e përpikta dhe kuajt e shaluar ishin armët e tyre, me të cilët luftonin ballë për ballë armikun, çdo do të prej mëngjesit deri në mbrëmje, gjegjësisht deri në kryerjen e namazit të jacisë, pasta pushonin disa orë në tendat e tyre. Pas pushimin çoheshin, i drejtoheshin All-llahut xh.sh. dhe i luteshin me zemrat e pastra sepse vetëm lutjet dhe leximi i Kur’anit i dispononin shpirtrat e tyre.

Ata vepronin kështu… A s’keni dëgjuar si erdhi deri në tubimin e Kur’anit gjatë kohës së Uthumanit r.a.? Hudhejfe ibn El-Jeman, komandant i ushtrisë islame, i cili luftonte në Azerbejxhan, dëgjonte lexime të ndryshme të muxhahidinëve gjatë kontrollimit të tij natën nëpër tendat e tyre para namazit të mëngjesit.

Ata lexonin aq shume sa që zëri i tyre i ngjante gumëzhimit të bletëve!!

Kjo është fshehtësia e fitores së tyre mahnitëse e të mrekulluar, të cilën na e rrëfen historia si të pakrahasueshme. Kjo është fshehtësia e disfatës së ushtrive persiane e romake që kishin moral të shkatërruar, shpirt të pandritshëm, johuman e joideologjik, ashtu siç është rasti me ushtritë e Perëndimit, të cilat vazhdojnë luftën në qoftë se kanë pranë vetes pije alkoolike dhe lavire. Hyrja e tyre në betejë realizohet vetëm pas sigurimit të ushqimit dhe furnizimit disa mujor!.

Marrë nga libri – Filozofia e Agjërimit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne