Dyshohet se kërcënoi kryeministrin Haradinaj, policia e arreston për terrorizëm

Bledart Elshani, i cili dyshohet se e kërcënoi kryeministrin Ramush Haradinaj u arrestua nga Policia kundër terrorizmit me urdhër të Prokurorisë Speciale gjatë mbrëmjes të së premtes, në shtëpinë e tij.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka thënë se në shtëpinë e tij janë gjetur të dhëna në telefonin e tij me disa fjalë kërcënuese ku shihet përgatitja e aktit terrorist kundër kryeministrit Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Në shtëpi nuk ju gjet asnjë armë pervec një thike e ashtuquajtur luftëtare, e cila është përdorur si një ndër provat për arrestimin e tij.

Prokurori Hoxha thotë se disponojnë edhe me video materiale që mbështesin pretendimet e akuzës. Por këtë e mohojnë familjarët e Bledartit.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=NTzGkWZZEeA?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne