Shkencëtarët e hipnotizuar nga ideja që njerëzit mund të jenë në gjendje të mësojnë gjatë gjumit – le të themi një gjuhë të re, ose një pjesë kënge – kanë kohë që po merren me përplasjen e rezultateve eksperimentale.

Të martën, një ekip tha se më në fund ka zbuluar pse. Truri i njeriut mund të mësojë vetëm në disa faza të gjumit.

Pjesëmarrësit në një studim ishin në gjendje të mësonin përmendësh meloditë që iu luajtën atyre gjatë dy fazave të gjumit të quajtura Lëvizja e Shpejtë e Syve (REM) dhe N2, shkruan hulumtuesit në revistën Nature Communications.

REM është faza e pavetëdijshmërisë gjatë së cilës zakonisht ne ëndërrojmë, dhe karakterizohet, siç sugjeron emri i saj, nga sytë që lëvizin shpejt. N2 është një fazë e gjumit më të lehtë, jo-REM.

Një fazë e tretë e gjumit të thellë jo-REM e quajtur N3, thanë studiuesit, ishte pozitivisht e keqe për formimin e kujtesës.

“Tingujt e mësuar më herët gjatë fazës N2 harrohen ose ç’mësohen, sikur fshihen nga kujtesa”, tha ekipi francez në një deklaratë.

Ata kishin lidhur rreth 23 vullnetarë me EEG dhe kishin luajtur regjistrime melodish ndërsa flinin.

Kur u zgjuan, pjesëmarrësit u testuan se sa mirë mund t’i mbanin mend kompozimet e thjeshta.

Ekipi “vërejti një dallim të mprehtë midis gjumit të lëhtë jo-REM, gjatë së cilit mësimi ishte i mundur, dhe gjumit të thellë jo-REM, gjatë së cilit mësimnxënia ishte e supresuar”, thoshte një përmbledhje nga revista.

Në fakt, pas zgjimit, pjesëmarrësit që i çliruan tingujt gjatë gjumit N3 i gjetën të njëjtat melodi akoma edhe më të vështirë për t’u mësuar se sa po t’i dëgjonin ato krejtësisht nga e para.

Kjo mbështeti teoritë se gjumi gjatë fazës N3 shërben për të shpërndarë kujtesën, thanë studiuesit.

Duhet të bëhen hulumtime të mëtejshme për të përcaktuar se si gjetjet mund të gjejnë aplikim praktik si një ndihmë për të mësuar. / © Gazeta Impakt

28