E djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e gjuhës turke në Shqipëri

Me rastin e 20-vjetorit të hapjes së degës së gjuhës turke në Fakultetin i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, drejtues të këtij fakulteti organizuan kongresin ndërkombëtar me temë: “E djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e gjuhës turke në Shqipëri”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=nu98-NPSOSw]

 

Në hapje të aktivitetit ishin të pranishëm zv.ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Lorena Haxhiu, zv.dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Alban Foçi, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, profesorë nga Turqia, Azerbajxhani, Gjermania, Belgjika, Rusia, Uzbekistani, Algjeria, Egjipti, Greqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Në fjalën e saj, Haxhiu tha se gjuhët e huaja të ofruara nga universitet shqiptare janë një mjet i fuqishëm për shkëmbimet ndëruniversitare dhe ndërshtetërore. 
Përparësitë e politikës gjuhësore të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë prekin dy aspekte të rëndësishme të fushës së gjuhëve: Promovimin dhe ndërgjegjësimin për identitetin evropian bazuar në vlerat e përbashkëta dhe duke kapërcyer diferencat në kultura. Sigurimin e një sistemi arsimor me përparësi shumëgjuhësinë dhe shumëkulturën. Mësimi me cilësi i gjuhës amtare dhe ofrimi i të gjitha mundësive për fëmijët në diasporë janë prioriteti jonë”, tha ajo.
Sipas Haxhiut, Shqipëria po bashkëpunon ngushtë me shtete mike si Turqia që gjuha shqipe të ofrohet në sistemin turk arsimor.
I jemi mirënjohës shtetit turk që ka ofruar mësimin e gjuhës shqipe në Turqi. Edhe në Shqipëri gjuha turke po rritet gradualisht në sistem. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë po sheh mundësinë e shtrirjes së gjuhës turke në sistemin parauniversitar si gjuhë e dytë, krahas shkollave të gjuhëve të huaja”, theksoi Haxhiu.
Ndërsa, zv. dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës, Alban Foçi, tha se marrëdhëniet mes popullit shqiptar dhe popullit turk janë të shtrira në shekuj.
Duke folur për marrëdhëniet gjuhësore dhe kulturore mes dy popujve, Foçi tha se ato kanë qenë të ngushta. “…Mjafton të theksojmë që ende sot në gjuhën shqipe mund të gjejmë pa problem mbi 1500 fjalë të ardhura nga turqishtja…”.
Duke folur për të ardhmen e mësimit të turqishtes në Shqipëri, Foçi tha se e ardhmja duket e ndritur, pasi numri i studentëve vjen duke u rritur çdo ditë.
E ardhmja duket e ndritur me numrin e studentëve që po rritet, me numrin e programeve që po shtojmë në master, me bashkëpunimet dypalëshe që po zhvillojmë jo vetëm me universitetet turke, por edhe me institucione të tjera, që kanë në fokusin e tyre gjuhën dhe kulturën turke”, deklaroi Foçi.
Në fjalën e tij përshëndetëse në kongres, profesori i Universitetit të Marmarasë në Turqi, Prof. Dr. Alaeddin Yalçınkaya tha se falënderimi më i madh shkon për nxënësit që kanë mbushur sallën. 
Në bazë të atyre që kemi mësuar në histori të gjithë njerëzit e mëdhenj të historisë të çdo lloj kombësie apo feje, duke filluar nga Aristolteli kanë ditur 7 gjuhë. Njerëz të këtyre përmasave i kanë mësuar këto gjuhë në moshë të re”,- tha Yalçınkaya.
Duke folur për Shtetin Osman, Yalçınkaya tha se ka qenë shumë dimensional në aspektin e trashëgimisë. 

Kongresi i cili u zhvillua para pak ditëve në Tiranë me mbështetjen e disa institucioneve arsimore turke dhe shqiptare dhe me pjesëmarrjen e studiuesve nga vende të ndryshme pati në fokus të punimeve të tij fushat e osmanishtes, gramatikës dhe letërsisë turke, gjuhësisë, didaktikës, komunikimit kulturor dhe fusha të tjera. Gjuhët e prezantimit janë turqisht, shqip, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, arabisht, dhe të gjitha gjuhët e Ballkanit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne