Edi Rama aleancë me Rusinë e Putin, shkes Erdogan?

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e betimit të presidentit turk Regep Tayp Erdogan.

Pas inagurimit mësohet se kryeministri Rama është takuar me homologun e tij rus Dimitri Medvedev.

Gjithashtu bëhet e ditur se Rama dhe Medvedev diskutuan për raportet Shqipëri-Rusi. Gjatë takimit ishte i pranishëm dhe ministri i Infrastruksturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, i cili është nën akuzë se i dhënë një pus nafte një kompanie të lidhur me gazprom.

Protokolli i presidencës turke e ka ulur Ramën në krah të homologut të tij rus, Dimitry Medvedev.

Ndërkohë që më herët edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryeministrin rus.
Nuk dihet nëse kjo është një aleancë e rë e Edi Ramës, pas refuzimit të presidentit të SHBA Trump për të mbështetur qeverinë e tij./ faktor.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne