Pas leshimit te fetvase nga imam Armand Aliu qe muslimanet e kane harram festimin e ndarjes se tyre nga Turqia, nje tufe ekstremistesh islamofobe e kane kercenuar imamin me vdekje dhe perdhunime sipas modelit qe serbet benin me muslimanet ne Bosnje dhe Kosove gjate luftes. Nje komentues me emrin Arben Ramaj kercenon se do e djegi te gjalle imamin pas disa kohesh.

Imam Armand Aliu i cili nuk i frikesohet propagandimit te fjales se lire mesa duket nuk eshte trembur nga kercenimet terroriste te islamofobeve. Ne murin e tij ne facebook, sulmin ndaj Islamit dhe muslimaneve sot ai e krahason me sulmet qe i jane bere hoxhallareve ne kohe te komunizmit. Me poshte eshte komenti i imam Aliut dhe kercenimet kunder tij:

#Hoxhallarët_DJE_dhe_SOT

Ne kohen e komunizmit u be propagande e madhe qe profili i hoxhes te paraqitej si nje plak matuf, i kërrusur dhe me shkop ne dore, veshur me xhybe te zeze, me çallme ne koke, qe fliste përralla dhe mendjen e kishte si e si ti binte qylit duke ngrene mish e bakllava ne shtepite e njerezve.
Ne realitet hoxhallaret ne ate kohe ishin njerezit me te shkolluar, te zgjuar e te kulturuar te cileve nuk jua hante qeni shkopin. Madje ata te jepnin ujë me bisht te lugës.
Sot, ne keto 27 vite demokraci akoma nuk kemi shpetuar nga komunizmi sepse po drejtohemi akoma nga komunistë dhe bijte e komunistëve. Akoma edhe sot, krahas presioneve te ndryshme, po behet edhe propagandë kunder hoxhallarëve per ti ulur figurat e tyre tek njerezit. Sot ata po i paraqiten opinionit si terroristë, ekstremistë, injorantë qe skuptojne asgje nga jeta, kultura dhe politika, dembela, jetojne me fonde qe ju vijne nga Arabia ose Turqia, antikombetar, turq apo arab etj etj etj. Por sot hoxhallaret jane akoma me te shkolluar, me nga dy tri fakultete madje ne shume raste me nga dy tri profesione. Jane akoma me te zgjuar e me te kulturuar. Ata sot jo vetem qe te japin uje me bisht te luges por te fusin edhe ne det e te nxjerrin pa lagur. Kur ju eshte dhëne mundesia si ne Kosove apo Maqedoni e kane treguar patriotizmin e tyre 24 karatsh. Ndersa ne Shqiperi nuk ju eshte dhënë rasti por jam i bindur se nese do tu jepet, do ta tregojne patriotizmin qe mbartin ne zemra e jo ne rroba apo flamuj.
Nga presionet e ndryshme te cdo lloji e nga cdo drejtim ata edhe mund te stepen e te ngathtesohen ne thirrjen e njerezve ne fenë e Allahut, por asnjehere nuk mund te paralizohen. Nese ne ate kohe u sulmuan nga komunistet sot po sulmohen jo vetem nga komunistet por edhe nga perfaqesuesit e politikave jezuite ne elitën shqiptare si dhe nga ekstremizmi katolik qe eshte gjithmone e me teper ne rritje.
Hoxhallaret sebashku edhe me besimtaret muslimanë, sa me shume presion te ushtrohet mbi ta, me te forte e te qendrueshem behen. E sa me te lire qe te lihen, me shume do te shtohen. Populli thote: Fjalët e tepërta janë fukarallëk.
Nje fjale e Hafiz Ali Korça do te mjaftonte:

Bolshevizma s’pajton kurrë

Me dinin e Muhamedit

Çelët do ta kenë luftën

Gjer në ditën e Kijametit.

Ja dhe kercenimet kunder imamit:

122