Erdogan kundër sanksioneve ndaj Iranit: Jemi fqinjë dhe partnerë strategjikë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Irani është edhe fqinji i Turqisë edhe partneri strategjik.

Presidenti Erdoan, përpara vizitës në Afrikën e Jugut, ku zhvillohet Samiti i BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), në aeroportin Esenboa (Esenboğa) të Kryeqytetin Ankara, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Pyetjes: “Cili është qëndrimi i Turqisë për sanksionet ndaj Iranit?”, Erdoan iu përgjigj duke thënë: “Irani është edhe fqinji ynë, edhe partneri strategjik” dhe shtoi: “Në lidhje me sanksionet duhet të dini këtë. Ashtu siç është Amerika një partnere strategjike për ne, ashtu siç është një partnere modele për ne, ashtu edhe ndërprerja e marrëdhënieve tona me partnerët tanë të tjerë, bie ndesh me konceptin tonë për pavarësinë ndërmjet vendeve. Është edhe fqinj edhe partner strategjik. Ne marrim nga ata produkte të atilla saqë nëse nuk i marrim ato, atëherë çdo të ndodhën në politikën e jashtme të vendit tim? Ne këto i shpjeguam edhe gjatë periudhës së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. Tani ne themi përsëri të njëjtën gjë. Përcjellja përsëri e këtyre gjërave na hidhëron. Deri më tani Z. President ka shfaqur një qëndrim të mirë. Ne besojmë se ky qëndrim do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim. Miqtë kanë marrë mendimet e nevojshme dhe janë kthyer. Dëshirojmë që të mos jenë hedhur hapa të gabuara”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne