Erdogan në Mauritani: Turqia nuk toleron për Jerusalemin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia nuk do të tolerojë kurrë në çështjen e Jerusalemit.

Erdoan mori pjesë në darkën e shtruar për nder të tij nga homologu Muhammed Veled Abdulaziz në Pallatin Presidencial të Mauritanisë.

Pastaj, përpara se të kalojë për në Senegal, ndalesën e tretë të turneut të Afrikës Perëndimore, Erdoan doli përpara kamera në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun Abdulaziz në Aeroportin Navakshot.

Kreu i shtetit turk tha se mes Turqisë dhe Mauritanisë do të krijohet një unitet i bazuar në parimin fito-fito dhe shtoi se kanë nxitur veçanërisht sektorin privat turk për rritjen e investimeve.

Erdoan rikujtoi se në muajin dhjetor Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekxhi (Nihat Zeybekci) së bashku me biznesmenët turq vizitoi këtë vend si dhe shpjegoi se biznesmenët që e shoqërojnë atë në këtë udhëtim zhvilluan mbledhje të përbashkëta me përfaqësuesit e botës së biznesit të Mauritanisë.

Ai bëri të ditur se kohët e fundit është vënë re një gjallërim veçanërisht në fushën e peshkimit dhe shtoi: “Aktualisht mbi 40 anije tona të peshkimit punojnë në Mauritani. Unë e di se ky vend përmban një potencial shumë të rëndësishëm edhe në fushën e mineraleve. Edhe ne si Turqi kemi eksperiencë shumë serioze në këtë fushë. Shpresojmë dhe dëshirojmë që të gjitha këto ti ofrojmë në shërbim të vëllezërve tanë të këtij vendi. Në periudhën në vijim do të zhvillojmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përzier Ekonomik. Sot ndërmjet dy vendeve u nënshkruan marrëveshje dhe protokolle të ndryshme në fusha që nga turizmi tek bujqësia, nga ekonomia e deri tek fusha e minerareve. Këto marrëveshje do ti shtojnë forcë marrëdhënieve tona aktuale”.

Presidenti Erdoan tërhoqi vëmendjen se një tregues tjetër i nivelit në të cilin kanë arritur marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve është itinerari i Linjave Ajrore Turke në Navakshot (Nouakchott).

Ai tha se kërkojnë të ndajnë me mauritianët eksperiencën e Turqisë në fushën e industrisë.

“Turqia në këtë fushë ka bërë një hov të madh në vitet e fundit. Padyshim që Turqia është në krye të vendeve që kupton më mirë kërcënimin e terrorit me të cilin përballen vendet e bregdetit. Javën e kaluar deklaruam se do të kontribuojmë me 5 milionë dollarë për “Fuqinë e Përbashkët të Bregut P5”, krijuar me iniciativën e të nderuarit president” tha Erdoan.

Ndërsa duke iu referuar tentativës së poshtër të grusht shtetit të organizatës terroriste gyleniste (FETO), me të cilën u përball Turqia më 15 korrik 2016-të, Erdoan tha: “Për ne 15 korriku është gjithashtu edhe nata kur miqtë tanë të vërtetë dolën në sheh. Unë e falënderoj të nderuarin president për solidaritetin e treguar ndaj vendit tonë. Unë falënderoj gjithashtu edhe autoritetet e këtij vendi në mbështetjen e dhënë në luftën kundër FETO-s. Shkollat e FETO-s iu transferuan Vakëfit Maarif. Nuk kam asnjë dyshim që Maarif së bashku me Ministrinë e Arsimit të Mauritanisë do të japë shërbime të mira”.

Në fjalimin e tij Presidenti Erdoan tërhoqi vëmendjen edhe në rëndësinë e Jerusalemit dhe rikujtoi se ky qytet është i rëndësishëm gjithashtu edhe për botën e krishterë.

“Vendimi i Amerikës për të transferuar ambasadën në Jerusalem për ne nuk ka obligim. Turqia nuk do të tolerojë kurrë në çështjen e Jerusalemit. Jerusalemi është kryeqyteti i Palestinës. Ne e kemi shpallur këtë” ishin fjalët e Presidenti Erdoan në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Mauritanisë, Muhammed Veled Abdulaziz./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne