Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi i tij do t’i ndjekë të gjitha grupet terroriste kushdo qofshin ato. Duke folur në një tubim në kuadër të fushatës zgjedhore në provincën Kastamonu të Detit të Zi, presidenti tha se Turqia ka luftuar për këtë gjeografi për një mijë vjet.

“Qoftë PKK-ja separtiste, FETO-ja abuzive apo DEASH-i si produkt i një projekti. Ne i kemi ndjekur ato dhe do të vazhdojmë t’i ndjekim në Cudi, Gabar dhe Tendurek, madje edhe në Qandil”, tha Erdogan.

Mbi sulmet ndaj Turqisë Erdogan tha: “Kohët e fundit, ata u përpoqën të ndalonin zhvillimin e Turqisë duke bllokuar progresin tonë”.

“Politikanët pa vizion dhe burokratët e pakualifikuar u përdorën si një mjet”, tha Erdogan, duke shtuar se ekonomia po ashtu u përdor si armë duke përdorur justifikime të thjeshta.

“Ata nganjëherë përhapën një grindje në kombin turk duke përdorur divizione si krahë të djathtë, krahë të majtë, laik, jo-laik, alevi e suni”, shtoi presidenti turk.

38