Erdogan: Populli turk në vitin 1071 i tregoi tërë botës se kush është

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri ti ditur se populli turk në vitin 1071 në Manzikert (Malazgirt) i tregoi tërë botës se çfarë populli është.

Presidenti Erdogan mori pjesë në programin e kremtimit të përvjetorit të 947-të të Fitores së Betejës së Manzikertit që u organizua në nënprefekturën Ahlat të Bitlisit.

Në fjalën e rastit Presidenti Erdogan tha: “Nëse shikojmë në periudhën para betejës, Manzikerti nënkupton Meken, Jerusalemin, ndërsa në periudhën pas kjo betejë nënkupton Bursën, Edrenenë, Stambollin, Rumelin dhe tërë Ballkanin. Në qoftë se harrojmë frymën e Manzikertit, atëherë ne nuk do të kemi të kaluarën. Ne në Manzikert i treguam tërë botës se çfarë populli jemi”.

Duke e bërë të ditur se Anadolli është një provincë, Erdogan tha se “Në qoftë se bie kjo provincë, atëherë nuk do të mbetet as Lindje të Mesme, as Afrikë, as Azi të Mesme, as Ballkan e as Kaukaz”.

Ai gjithashtu shtoi se në nënprefekturën Ahlat mbi 10 hektar sipërfaqe do të ndërtojnë një qendër të tendave me 1071 metra katrorë.

Në kuadër të kremtimeve Presidenti Erdogan së bashku me ministrat që e shoqëronin vizitoi edhe varrezat selçuke në Meydan në qarkun Ahlat.

Në fjalën e tij drejtuar popullit kreu i shtetit turk tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e viteve 2023, 2053 dhe 2071, ndërsa vuri theksin në unitet dhe solidaritet.

“Duaje njëri-tjetrin, mos mbani merri, mos u ndani”, bëri të ditur Erdogan.

Ndërkaq Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim në fjalën e tij tha se “Ata të cilët tentojnë ta prishin unitetin tonë le të dinë se rrënjët i kemi shumë të shëndosha dhe kurrë nuk do t’ia dalin”.

Yildirim gjithashtu tha se tentativat për grusht shteti ekonomik ndaj Turqisë dhe tentativa tradhtare e 15 korrikut dështuan.

Ai bëri të ditur se ata të cilët tentuan ta kërcënojnë Turqinë çdoherë kanë marrë përgjigjen e duhur./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne