Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se Turqia do të fillojë sërish me prodhimin e kërpit indian (cannabis sativa-indica).

Presidenti Erdoan, i cili mori pjesë në Simpoziumin e Qeverive Lokale në Sistemin e Qeverisjes Presidenciale, që u organizua në Kompleksin Presidencial në Ankara, tha se armiqtë që duken si miq e morën prodhimin e kërpit indian nga Turqia.

Duke vënë në dukje që aktualisht janë duke e importuar kërpin, Presidenti Erdoan tha se “Ministria e Bujqësisë do të fillojë me punime dhe do të hedhë hapa në këtë drejtim. Ne do ta prodhojmë sërish këtë”.

Erdoan tha se mesatarja 16-vjeçare e inflacionit në periudhën e qeverive të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) ishte 9,54 për qind, ndërsa shtoi se në krahasim me qeveritë e mëparshme ata u treguan më të suksesshëm.

“Së bashku me vitin e ri 2019, Turqia do të hyjë në një periudhë të re dhe të fuqishme të ngritjes. Askush të mos shqetësohet nga kjo”, bëri të ditur Presidenti Erdoan./ trt

17