Express: Intelegjencia britanike kishte informata se gazetari Khashoggi mund të sulmohej

Çështja e Jamal Khashoggi, gazetarit saudit të vrarë në konsullatën e shtetit të tij në Turqi akoma po vazhdon të jetë temë e rëndësishme në gjithë botën.

Sipas raportimeve më të reja, Khashoggi ishte gati që të zbulonte detaje të përdorimit të armëve kimike nga Arabia Saudite në Jemen.

Kështu mësohet nga burime të sigurta afër familjes së gazetarit.

Gazeta britanike Express shkruan se burimet e inteligjencës se Britania e Madhe ishte në njohuri 3 javë më herët për planin e vrasjes së tij, transmeton Gazeta Express.

Sipas lajmeve më të reja, është zbuluar një telefonatë nga familja mbretërore, jo direkt nga princi Mohammad bin Salman, por nga njerëz të afërt.

Urdhëri ishte që gazetari të sillej në vendlindje, por nuk përjashtoheshin “aksionet tjera” në rast se ai “i reziston kërkesës”.

Ndërsa, burime pranë inteligjencës britanike kanë konfirmuar se informatat për këto urdhëra i kishin qysh nga 1 tetori.

“Ne tentuam që ta parandalojmë këtë plan duke i kërkuar Arabisë që të heq dorë, por nuk patëm sukses”,raportohet të ketë thënë ky burim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne