Mijëra nacionalistë dhe fashistë pritet të mblidhen në Varshavë të shtunën për të marrë pjesë në “Marshimin vjetor të pavarësisë” nën sloganin: “Ne e duam zotin”.

Tubimi, i cili është planifikuar të fillojë në orën 15:00 (ora 14:00 GMT), përkon me ditën e pavarësisë së Polonisë më 11 nëntor.

Sipas organizatorëve të marshit të pavarësisë, ngjarja është tubimi më i madh patriotik i këtij lloji në Evropë.

Duke filluar si një tubim i vogël në vitin 2009, tani ai po tërheq dhjetëra mijëra mbështetës, duke përfshirë shumë ekstremistë edhe nga vendet fqinje.

Që nga viti 2012, një grup simpatizantësh të njohur si ruajtësit e marshit janë rekrutuar për të mbajtur sigurinë.

Shumë nga të pranishmit janë nacionalistë të rinj, të cilët protestojnë kundër Islamit dhe BE-së.

Popullariteti i tubimit demonstron thellimin e ndasive brenda shoqërisë së ndarë të Polonisë.

‘Ne e duam zotin’

Slogani “Ne e duam zotin” ka për qëllim të kujtojë se Polonia është ende bastion i besimit dhe i fesë në Evropë, pohojnë organizatorët.

Kryetari i shoqatës Marshi i Pavarësisë, Robert Bakiewicz, tha gjatë një konference shtypi të kohëve të fundit se protestuesit duan të përballen me Evropën ateiste dhe t’i përgjigjen “pushtimit të emigrantëve”.

“Ne duam të rikujtojmë kishën luftarake, e cila për shekuj me radhë ka qenë gurthemeli dhe baza e Evropës”, tha ai. “Ne duam ta tregojmë katolicizmin jo si një besim i dobët, por si një besim i njerëzve të fortë”.

Kryeministrja aktuale Beata Szydlo drejton partinë populiste të krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi. Të enjten, ajo tha në një konference në Varshavë se Polonia ishte “në favor të një BE-je ku traditat e krishtera nuk duhen censuruar”.

Polonia ka refuzuar të pranojë refugjatë, pasi zyrtarët e saj pretendojnë se njerëzit me origjinë islame janë një kërcënim për sigurinë. Më pak se 1 përqind e popullsisë polake është muslimane.

Marshi i Pavarësisë shpesh përfundon me përplasjet midis protestuesve dhe policisë, por niveli i dhunës ka rënë gjatë dy viteve të fundit, ndoshta si rezultat i fitores zgjedhore të Partisë Ligj dhe Drejtësi.

Në një deklaratë në faqen e tyre të internetit, organizatorët thanë se protestuesit e kishin të ndaluar të marshonin nën ndikimin e alkoolit dhe i paralajmëruan njerëzit që të “silleshin në mënyrë të përshtatshme”.

Diku tjetër, të premten, e djathta ekstreme e të gjitha grupeve rinore polake dhe grupi i kampeve radikale kombëtare mbajtën një konferencë që u fokusua në “vizionin pas rënies së Perëndimit, që është bota e vjetër në epokën e pas Bashkimit Europian…. ndryshimet ekonomike dhe tronditjet e së ardhmes “.

Richard Spencer, një nga supremacistët e njohur të bardhë amerikanë po ashtu kishte planifikuar që të merrte pjesë, por u hoq nga agjenda e programit.

Poles Apart

Nuk u bë e qartë nëse ishte qeveria polake ajo që e ndaloi pjesëmarrjen e tij, por ministri i jashtëm Witold Waszczykowski paralajmëroi të premten se personat e vetë-deklaruar si “zionistët e bardhë” nuk duhet të shfaqen publikisht në vendin e Evropës Lindore, veçanërisht duke pasur parasysh pikëpamjet mbi Holokaustin. Spencer më parë është akuzuar për antisemitizëm./ Gazeta Impakt

burimi:aljazeera

67