Filipine, numri i të vdekurve nga moti i keq rritet në 127

Numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe tajfunit në pjesët veriore të Filipineve është rritur në 127 persona.

Sipas mediave lokale, tajfuni “Mangkhut” që goditi brigjet veriore të Filipineve ka shkaktuar vdekjen e 81 personave, përderisa 71 persona janë plagosur, ndërsa 70 të tjerë llogariten si të zhdukur.

Drejtori i Policisë Kombëtare të Filipineve, Oscar Albayalde, tha se shumica e viktimave erdhën shkaku i rrëshqitjeve të tokës të shkaktuar nga tajfuni. Ai theksoi se gati 250 mijë njerëz janë prekur nga tajfuni ndërsa 100 mijë janë evakuuar në vende të sigurta.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se rrëshqitja e tokës që ndodhi të shtunën në një minierë ari në qytetin Itogon, si pasojë e tajfunit “Mangkhut”, mori jetën e 46 personave.

Autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve në këtë minierë do të rritet më tej, pasi shumë njerëz supozohet të jenë bllokuar nën tokë.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë minatorët e zhdukur.

Ndërkohë, presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, u kërkoi shpëtimtarëve të ndalonin përpjekjet pasi minierat e arta në zonë nuk janë të sigurta.

Ka të ngjarë se tajfuni “Mangkhut”, i cili të shtunën herët goditi pjesën veriore të vendit, ka shkaktuar rrëshqitjen e tokës.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne