Hamilton kështu u barazua me renditjen e përgjithshme me rivalin e tij Sebastian Vettel nga Ferrari i cili sot ishte i dyti

Piloti i Mercedesit Lewis Hamilton fitoi sot në garën e Formula 1 në Kinë, që është triumfi i pestë në Grand Prix të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Hamilton kështu u barazua në renditjen e përgjithshme me rivalin e tij Sebastian Vettel nga Ferrari i cili sot ishte i dyti.

Një sukes të jashtëzakonshëm sot arriti edhe piloti holandez Max Verstappen i cili me bolidin e tij Red Bull nga pozita e 16 startuese arriti të fitojë vendin e tretë dhe në podium.

Daniel Ricciardo nga Red Bull ishte i katërti ndërsa në vendin e pestë dhe të gjashtë ishin pilotët nga Ferrari dhe Mercedes, Kimi Raikkonen dhe Valtteri Bottas.

Hamilton dhe bashkëkombasi i tij Vettel aktualisht kanë nga 43 pikë dhe janë në krye të renditjes dhe duket se do të udhëhiqet një betejë e pavarur për titull. Verstappen në pozitën e tretë ka 25 pikë.

Gara e ardhshme e Formula 1 është caktuar për 16 prill ndërsa bëhet fjalë për Grand Prix të Bahreinit./ AA

52