Francezët protestojnë kundër dëbimit të 5-vjeçarit shqiptar

Ledjoni 5 vjeç me origjinë shqiptare , ka qenë në një shkollë në Montjoie në La Roche-sur-Yon për një vit. Ai dhe prindërit e tij jetojnë nën kërcënimin e dëbimit të menjëhershëm.

Edhe pse autoritetet duan që ta dëbojnë atë, kanë qenë rreth 80 persona ata të cilët kanë demonstruar mbështetjen e tyre. Prindërit e shkollës, FCPE (Federata e Këshillave të Prindërve) dhe mbështetësit kanë thënë se familja është në rrezik në Shqipëri për shkak të mafies shqiptare dhe gjithashtu në vendin e vogël ballkanik ka përhapje krimi , korrupsioni dhe fenomene të tjera tepër negative.
Protestuesit kanë kërkuar që në rastin konkret të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve. Mediat franceze kanë shkruar se protestuesit kanë qenë në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne