Futbolli italian në zi. Si pasojë e një aksidenti humbi jetën trajneri i ekipit Siracusa, Davide Artale ndërsa i lënduar mbeti portieri, Maurice Gomis.

Trajneri ndërroi jetë, pasi makina me të cilën po udhëtonte humbi kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa u përmbys. Tekniku 27-vjeçar kishte në makinë dhe portierin 20-vjeçar. Aksidenti ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit kur trajneri dhe portieri po ktheheshin nga një festë me djemtë e tjerë të ekipit.

Portieri mbeti i lënduar me disa plagë në kokë, por jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë kanë mbetur të shokuar nga kjo histori e dhimbshme.

Burimi: Pamfleti

21