Gattuso zgjat kontratën me Milanin

Gennaro Gattuso rinovoi kontratën me AC Milan si trajner i ekipit deri në vitin 2021, njoftoi të enjten klubi i njohur i futbollit italian i Serie A.

Mesfushori kuqezi, 40 vjeç, e mori ekipin nga Vincenzo Montella nëntorin e kaluar.

Gjatë karrierës 13-vjeçare me AC Milan, Gattuso fitoi dy tituj të Serie A dhe dy tituj të Champions League.

Ekipet e tjera që ka stërvitur Gatusso janë Sion, Palermo, OFI Kretë dhe Pisa. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne