Giuliani paralajmëron ish-avokatin e Trump për zbulimin e aferave seksuale

Avokati aktual i presidentit të Amerikës ka paralajmëruar ish-avokatin e Trump për zbulimin e detajeve të aferave seksuale të Donald Trump.

Kanali televiziv CNBC njoftoi se Rudy Giuliani, avokati personal i Donald Trump, e ka akuzuar Michael Cohen, ish-avokatin e Trump, për shkeljen e të drejtave të klientit të tij dhe e ka paralajmëruar atë për të mos zbuluar detajet e aferave seksuale të Trump. Pas zbulimit të kasetës së incizuar me bisedën mes Trump dhe Cohen rreth pagimit të parave për ta heshtur Karen McDougal, modelisten e revistës “Play Boy”, Rudy Giuliani ka thënë se ekipi i avkatëve të presidentit të Amerikës kanë protestuar ndaj Cohen dhe avokatëve të tij. Michael Cohen, ish-avokati i Trump, gjithashtu e ka akuzuar presidentin e Amerikës se ai ishte i informuar për takimin e djalit të tij Donald Trump Jr në vitin 2016 me rusët në kullën e Trump. Cohen më parë ka publikuar një kasetë e cila përmbante bisedën private të tij me presidentin e Amerikës për t’i dhënë një shumë parash Karen McDougal për ta heshtur atë për arsye se kishte patur aferë seksuale. Deri më tani disa femra kanë paraqitur padi kundër Trump për ngacmime seksuale./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne