Gjasa të mëdha për takimin Putin-Kim Jong-un

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut njoftoi se presidenti rus shprehu dëshirën për t’u takuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur.

Media publike e Koresë së Veriut ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin ka shprehur dëshirën që të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut. Ky mesazh i Putinit u dërgua njëkohësisht me mesazhin e urimit të 73 vjetorit të çlirimit të Koresë së Veriut nga Japonia. Putin, në një mesazh drejtuar kreut të Koresë së Veriut, ka thënë: “Jam i kënaqur me faktin se marrëdhëniet midis vendeve tona kanë natyrë miqsh dhe konstruktive”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne