Gjendja e rënduar e të burgosurve palestinezë

Komitet mediatik i grevës për “Liri dhe Dinjitet” bëri të ditur se 90% e të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist mbahen në kushte tepër të rënda.

Prej 17 prillit të kaluar, të burgosurit palestinezë kanë nisur grevën e urisë të quajtur Liri dhe Dinjitet, në shenjë proteste ndaj sjelljeve raciste të regjimit sionist. Këta të burgosur deri tani kanë humbur 20 kg peshë dhe gjendja e tyre fizike dhe shëndetësore është tepër e rëndë. Ndërkohë mohëset se 11 prej të burgosurve në burgun Xhalbun u janë bashkuar grevistëve. Deri tani instituti izraelit për të burgosurit nuk ka pranuar kushtet e vendosura nga grevistët./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne