Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është përfshirë në bisedime emergjente për të penguar ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, të japë dorëheqjen për refuzimin e kthimit të emigrantët në kufirin gjerman.
Dorëheqja e ministrit Seehofer mund të sjellë fundin e një aleance konservatore të vjetër midis CSU-së së tij bavareze dhe CDU-së së Merkelit duke humbur shumicën parlamentare.
Seehofer kërkon:
- Të fillojë largimi i atyre emigrantëve në kufirin gjerman, të cilët kanë regjistruar ose dorëzuar një ofertë azili në një vend tjetër të Bashkimit Evropian.
- Të hapë gjashtë qendra pritjeje për emigrantët pranë kufirit të Gjermanisë, ku azilkërkuesit të mbahen derisa aplikimet e tyre të përpunohen. Aplikuesit e suksesshëm do të rishpërndahen në të gjithë Gjermaninë, ndërsa ata të pasuksesshmit do të deportohen përsëri në vendet e tyre të origjinës.
Merkel ofron:
- Politikat e BE-së, për të cilat u ra dakord në një samit të javës së kaluar dhe që përfshijnë sigurimin e kufijve të jashtëm të bllokut, mbajtjen e emigrantëve në qendra të kontrolluara, të organizuara nga vendet e BE-së mbi baza vullnetare, ndërkohë që ofertat e tyre për azil janë në përpunim e sipër.
- Që të merret me Greqinë dhe Spanjën për të kthyer emigrantët që janë regjistruar më parë atje.
- Që të dërgojë policinë gjermane për të ndihmuar në forcimin e kufirit të jashtëm të BE-së në Bullgari deri në fund të gushtit, në mënyrë që të zvogëlohet numri i emigrantëve që vijnë përmes shteteve jashtë Hapësirës Schengen./ trt