“Qeveria federale e ka bërë të qartë disa herë se ajo nuk mbështet ndryshime territoriale në Ballkan mbi bazën e kritereve etnike.” Kështu thuhet në një dokument të ministrisë së jashtme Gjermane ku theksohet gjithashtu se ky vend është kundër krijimit të një Shqipërie të madhe, pra bashkimit me Kosovën, gjë të cilën e ndalon edhe kushtetuta e këtij vendi.

Në një dokument të hollësishëm të përgatitur nga diplomatët gjermanë, për tiu përgjigjur pyetjes së deputetëve të partisë ekstremiste të djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, AfD thuhet se “…në Shqipëri, nuk ka parti politike që mbështesin bashkimin e gjithë shqiptarëve etnikë në një shtet. “Në Kosovë është lëvizja opozitare „Vetevendosje” e vetmja që e mbron këtë ide. Kushtetuta e Kosovës megjithatë e përjashton mundësinë e bashkimit me një shtet tjetër”

Qeveria Gjermane është e mendimit se Shqipëria luan parimisht një rol pozitiv në rajon.

Këtë ajo e vë në dukje në një përgjigje ndaj një kërkese të deputetëve Markus Frohnmaier, Dietmar Friedhoff dhe grupit parlamentar “Alternativë për Gjermaninë” (AfD), raporton Deutsche Welle-s. Partiae ekstremit të djathtë i ka shtruar pyetjet duke u nisur nga vizita e ministrit Heiko Maas në Tiranë, në shtator të këtij viti, dhe deklaratat e tij që vlerësuan Shqipërinë si garante të paqes në rajon. “Në Shqipëri ekziston konsensus mbipartiak për anëtarësinë në NATO, integrimin në BE, për një shtet demokratik dhe kushtetues dhe për mirëkuptim në politikat rajonale”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Pyetjet më pikante të AfD, që lidhen edhe me debatin e madh për shkëmbim teritoresh mes Kosovës dhe Serbisë që mund të çojë më pas edhe në krijimin e një Shqipërie të madhe janë ato lidhur me idenë e bashkimit etnik të shqiptarëve, ose siç quan ajo “Shqipëria e Madhe”. Por përgjigjja është pa ekuivoke: ”Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës i lidhin marrëdhënie të ngushta bilaterale. Shqipëria e sheh gjuhën dhe kulturën shqipe si një pikë kontakti për bashkëpunimin ndërkufitar, sidomos me Kosovën”, përgjigjet Ministria e Jashtme.

Sipas informacioneve të qeverisë federale gjermane, në Shqipëri, nuk ka parti politike që mbështesin bashkimin e gjithë shqiptarëve etnikë në një shtet. “Në Kosovë është lëvizja opozitare “Vetevendosje” e vetmja që e mbron këtë ide. Kushtetuta e Kosovës megjithatë e përjashton mundësinë e bashkimit me një shtet tjetër. Qeveria federale e ka bërë të qartë disa herë se ajo nuk mbështet ndryshime territoriale në Ballkan mbi bazën e kritereve etnike” thuhet në dokument ku përsëritet edhe njëherë ajo që ka thënë edhe kancelarja Anxhela Merkel edhe ministri i jashtëm Heiko Maas se ndryshimi i kufinjve është një hapje e kutisë së pandorës dhe se Gjermania është kundër rikthimit tek shtetet etnike./ tpz

29